Pas kësaj, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, priti në hotel "Rogner" në Tiranë, turistët dhe ekuipazhin e kroçerës së parë për këtë vit, e cila mbërriti të martën në mëngjes në portin e Durrësit. Duke cilësuar vizitën e tyre si ogur për promovimin e turizmit shqiptar në botë, ministri Pango u shpreh se viti 2008 do të jetë një vit i mbarë turistik, ku sipas shifrave paraprake numri i turistëve pritet të kalojë 2 milionë vizitorët. “Kjo është kroçera e parë për këtë vit, por do të pasohet edhe nga anije të tjera nga Austria, Gjermania, etj", tha Pango, ndërsa shtoi se MTKR-ja ka përgatitur tashmë guidat turistike të prezantuara dhe në panairin e Berlinit, nën okelion “10 turet e Shqipërisë” që përfshijnë ndër të tjera, Alpet, Butrintin, Korçën dhe Rivierën në jug të Shqipërisë.
Gjatë vizitës së tyre njëditore, turistët vizituan Tiranën, Krujën, Durrësin duke u njohur më nga afër me vlerat turistiko-kulturore të vendit. Kroçera do të vazhdojë udhëtimin e saj turistik në porte të ndryshme të Adriatikut, ndërsa dje në mbrëmje 'Dalmacija' lundroi nga porti i Durrësit në drejtim të Dubrovnikut (Kroaci).
Nga Gazeta Metropol











