Prej 40 vitesh luan në duo pianistico me Antonio Ballista dhe prej 30 vitesh është pjesë e "Trio di Milano". Përveç kujdesit të madh ndaj muzikës bashkëkohore, duke bashkëpunuar midis të tjerave edhe me Pierre Boulez, Luciano Berio, Karl-Heinz Stockhausen, Bruno Mad Rina, Luigi Nono, i është përkushtuar me shumë pasion edhe formimit të muzikantëve të rinj.
Prej 24 vitesh jep mësim nëKonservatorin e Milanos. Në programin e koncertit parashikohet interpretimi i 6 valseve në formë "rondo" nga op. 38 i Clementit, "La Didone abbandonata" e Muzio Clementi, sonata në re maggiore K 311 e Mozartit, për të përfunduar me sonatën në do minore op. 13 K. ("Patetica") të Beethovenit.
Marre nga: Gazeta Shekulli











