Instituti Italian i Kultures mbremje pianistike ne TKOB me maestron Bruno Canino

Instituti Italian i Kulturës, mbrëmje pianistike në TKOB me maestron Bruno Canino
Maestro Bruno Canino, aktualisht është drejtor i Degës së Muzikës së Bienales së Venezia-s. Ai kryen një aktivitet të ngjeshur si solist duke luajtur në salla të ndryshme koncertesh private e publike në mbarë globin. Prej mëse 40 vitesh, Canino luan në duet pianistik me Antonio Ballistan, kurse prej 30 vitesh ai është pjesë e “Trio di Milano”.

Përveç kujdesit të madh ndaj muzikës bashkëkohore, duke bashkëpunuar midis të tjerave edhe me Pierre Boulez, Luciano Berio, Karl-Heinz Stockhausen, Bruno Madrina, Luigi Nono, maestro Canino i është përkushtuar me shumë pasion formimit të muzikantëve të rinj, duke dhënë mësim pianoje për 24 vjet në Konservatorin e Milanos.

Programi i mbrëmjes parashikon hapjen e koncertit me 6 valse në formë rondò nga opera nr.38 “i Clementi”. Për këtë arsye, maestro Canino do të luajë “la Didone abbandonata” të Muzio Clementit, sonatë në re maggiore K.311 i Mozart, për të përfunduar me sonatën në do minore op. 13 K. (“Patetica”) të Beethovenit.

Marre nga : Gazeta Albania



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama