Michele Placido sot ne Tirane

Michele Placido, sot në Tiranë
Aktori italian do të jetë nesër në pasdite në kinema “Millenium 2”, ku do të shikojë për herë të parë filmin “Trishtimi i Zonjës Shnajder” me regji të Piro Milkanit. Shfaqja e filmit do të jetë si një premierë e dytë, pasi në të janë ftuar të marrin pjesë personalitete të larta të artit dhe politikës, në vend.

Ndërsa axhenda e aktorit do të jetë e mbushur nga takime me zyrtarë të lartë shqiptarë, duke nisur që nga pasditja e sotme ku pritet të takohet me ministrin e kulturës, Ylli Pangon.

Ditën e enjte rreth orës 10:30 aktori do të pritet në Ambasadën Italiane dhe në orën 12:00 Placido do të pritet nga Presidenti i Republikës, z. Bamir Topi. 

Marre nga : Gazeta Standard

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama