"Divorc në stilin shqiptar" shfaqet më 9 mars në Remis Auditorium, në muzeun e Bostonit. Shfaqja në këtë muze po bëhet falë kontributit Frosina Information Netëork, një shoqatë kulturore shqiptare.
Peeva është një regjisore mjaft kërkuese dhe e mprehtë në gjetjen e temave të njëjta që bashkojnë dhe ndajnë ballkanasit. Këtë prirje ajo e tregoi me dokumentarin tjetër panballkanik "E kujt është kjo këngë" që është prezantuar gjerësisht në botë në festivalet e filmit. Ajo është cilësuar si një regjisore filmat e të cilës ngjallin debat. Krijimet e saj "Në emër të sportit" apo "Nënat" kanë qenë të ndaluar nga regjimi komunist në Bullgari, me ndërrimin e sistemeve ajo që shfrytëzoi vërtet mirë lirinë e saj dhe fitoi një sërë çmimesh me filmat e saj që shqetësohen për Ballkanin e sotshëm dhe të djeshëm. Janë të njohur ndërkombëtarisht "Të lindur nga hiri", "E drejta për të zgjedhur", "I padëshiruar". "E kujt është kjo këngë" ka qenë nominuar nga Akademia Evropiane e Filmit për "Dokumentarin më të mirë-Çmimi ARTE" 2003,është shfaqurnë50 festivale ndërkombëtare dhe ka fituar 16 çmime.
Me dokumentarin "Divorc në stilin shqiptar" Peeva është nominuar nga Akademia Evropiane e Filmit për "Best Documentary-Prix ARTE" 2007 dhe është vlerësuar me disa çmime ndërkombëtare.
Adela Peeva është anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit. Është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura për Teatër dhe Televizion në Beograd. Nga vitit 1973 deri më 1990 ka punuar në Studion e Filmit Dokumentar në Sofje. Më 1991 ajo ka krijuar kompaninë e produksionit "Adela Media".
E. D. : Gazeta Shekulli











