Nje kronike nga Afganistani

Një kronikë nga Afganistani
Ashtu si "Gjuetari i balonave", romani është përkthyer në shumë gjuhë të botës, kuka rezultuar sërish bestseller. "Rrëfimi i Hosseinit e bën zemrën tonë të hovë dhe na krijon emocione të fuqishme",- shkruan USA Today. Ndërsa "The Ëashington Post Book World" thotë se "shumë nga ne mësuan dhe shijuan mjaft nga "Gjuetari i balonave". Ka edhe më shumë për të mësuar e shijuar nga "Një mijë…". I fuqishëm, i shkëlqyer, tronditës". Romani i parë i propozuar lexuesit shqiptar, "Gjuetari i balonave" rezultoi mjaft i shitur gjatë verës së 2007-ës. Me këtë fakt po "luan" edhe shtëpia botuese, e cila duke ndjekur shembullin e simotrave të huaja, e ka theksuar që në kopertinë që Khaled Hosseini është autori i "Gjuetarit të balonave". Nuk mungojnë edhe citime të shtypit të huaj, si dhe agjencisë "Amazon", që funksionon si një agjenci shitjeje. Përshtypjet e ardhura janë pozitive. Nëse edhe ky libër do të jetë bestseller në Shqipëri, kjo mbetet për tu parë. Libri ka vetëm dy ditë në treg dhe ndërkaq mësohet se, shoqëria kinematografike "Columbia Pictures", ka siguruar të drejtat për të realizuar filmin sipas subjektit të romanit.

Bir i një diplomati dhe i një mësueseje, Khaled Hosseini u lind në Kabul në Afganistan, më 1965. Iu plotësua kërkesa për azil politik në SHBA në vitin 1980 dhe u transferua me gjithë familjen në San Joze, në Kaliforni, ku jeton me gruan dhe dy fëmijët. Është diplomuar në mjekësi në Universitetin e San Diegos. Në vitin 2003 shkroi romanin "Gjuetari i balonave", i cilësuar si "romani më i fuqishëm epik i kohëve të fundit". Më 2006 Hosseini është emëruar si i dërguar i posaçëm i SHBA tek UNHCR, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët. Një eksperiencë që po e shfrytëzon për të vjelë lëndë për veprat e tij.

Marre nga : Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama