Përpara 125 vjetësh më 13 shkurt 1883 ndërroi jetë në Venecia kompozitori Riçard Vagner (Richard Wagner. Personaliteti i tij edhe sot e kësaj dite vazhdon të jetë i diskutohet në mënyrë kontradiktore në publik, por padyshim që muzika e tij është e padiskutueshme. Operat e Riçard Vagnerit janë ndër më të rëndësishmet që mund të ofrojë teatri muzikor. Dieter David Scholz me një homazh mbi arritjet, efektin dhe aktualitetin e kompozitorit.
Fetsvali i Bajrojtit realizimi i ëndrrës së Vagnerit
Më 13 gusht 1876 u ngrit perdja për festivalin e parë të Bajrojtit dhe për shfaqjen e plotë të ciklit "Ringu i Nibelungëve". Vagneri përmbushi një ëndërr të tij: një teatër të vetin për shfaqjen ekskluzive dhe origjinale të veprave të tij. Edhe sot e kësaj dite festivali i Bajrojtit vendos parametrat për interpretimin e operave të Vagnerit. Ende sot festivali drejtohet nga familja Vagner dhe konsiderohet si një ndër festivalet më të vjetra dhe më të rëndësishme të botës, si një pikëtakimi e personaliteteve nga e gjithë Evropa. Megjithatë tashmë kanë kaluar kohët e shkëlqimit të Bajrojtit. Problemet artistike, financiare dhe personale kanë hedhur hije ndaj kësaj sipërmarrjeje. Para së gjithash në diskutim shtrohet trashëgimia e drejtimit të festivalit. Megjithatë vepra e Vagnerit as sot nuk ka humbur asgjë prej magjisë së vet.
Asnjëherë tjetër nuk janë interpretuar kaq shumë pjesë nga Vagneri sa sot në skenat e mëdha dhe të vogla të botës operisitke. Forca tërheqëse dhe magjia e "dramës muzikore" të tij është e pandryshueshme, siç e përshkruan regjisori dhe skenografi Gotfrid Pilc (Gottfried Pilz), i cili ka vënë në skenë ciklin e Nibelungëve në Nyrnberg: "Vagneri është nga njëra anë një drogë në aspketin muzikor, muzika e tij të tërheq të hysh brenda saj. Ai i paraqet problemet njerëzore në tërësinë e tyre në një mënyrë mahnitëse duke analizuar dhe prezantuar njkohësisht. Kjo mënyrë e trajtimit të lëndës mbetet vazhdimisht mahnistëse."
Vagneri i përfshirë nga mendimi revolucionar
I lindur në Lajpcig dhe i rritur në Drezden, Vagneri 16 vjeçar i frymëzuar prej operas Fidelio të Bethovenit (Beethoven) nisi të shkruajë kompozimet e tij të para. Qysh herët ai morri pjesë intensivisht në lëvizjet revolucionare që shpërthyen në Poloni dhe në Francë. Nëpër referate dhe shkrime ai angazhohej për përpjekjet demokratike, madje aq shumë u impenjua, sa më në fund u detyrua të largohet në Zvicër si i kërkuar për shkak të aktiviteteve revolucionare. Gjatë qëndrimit në Zvicër ai thuri vargjet poetike për ciklin e "Ringu i Nibelungëve". Në vitin 1871 Vagneri zgjodhi Bajrojtin si vendin e shfaqjes duke shpallur kësisoj për herë të parë festivalin. Në gusht 1873 u inagurua festivali.
Riçard Vagneri qysh në kohën që jetonte ishte përfshirë nga mendimi revolucionar si në muzikë ashtu edhe në përmbajtje. Ky ishte një teatër i konceptuar politik. Në të gjitha veprat skenike ai synonte të trajtonte bashkëkohoren duke e pasqyruar atë në të kaluarën e Mesjetës gjermane.
Lidhur me personin Riçard Vagner në opinion ka vlerësime kontradiktore. Vazhdon si edhe më parë të ketë përçmues të Vagnerit dhe ithtarë të tij. E gjitha kjo ka të bëjë kryesisht me 12 vitet e kapitullit më të zymtë të historisë gjermane, që morri fund në vitin 1945. Kushdo që merret sot me Vagnerin has në keqpërdorimin e figusrës së tij prej nacionalsocialistëve.
Shel: Ne nuk mund t´i fshijmë kapitujt e errët të historisë sonë
Në ceremoninë festive të 100 vjetorit të festivalit të Bajrojtit në vitin 1976, ish-presidenti gjerman Valter Shel (Walter Scheel) në një fjalim të shkëlqyer e formuloi kështu vlerësimin kontradiktor të figusë së Vagnerit: "Hisotira e Bajrojtit është një pjesë e historisë gjermane. Si rjedhojë edhe gabimet e Bajrojtit kanë qenë gabimet e kombit tonë. Në këtë kuptim Bajrojti është kthyer në një institucion kombëtar, në të cilin ne mund të gjejmë vetveten. Ne nuk mund ta fshijmë kapitullin e errët të historisë gjermane dhe as histornë e Bajrojtit."
Këto kapituj të errët nuk mund të fshihen. Përkundrazi, shumë autorë të Vagnerit dekadat e kalauara e kanë perceptuar atë kryesisht nga perspektiva nacionalsocialiste. Një gabim fatal, shkruan historiani izraelit Jakob Katz në librin e tij "Riçard Vagneri si paraprijës i antisemitizmit".
Pavarësisht nëse protestë apo entuziazëm interesi për Vagnerin më shumë shtohet se sa pakësohet. Këtë vazhdon ta shpalosë rëndësia e operave të tij. Vepra e tij vazhdon të përmbajë "muzikën e së ardhmes". Duke nisur qysh nga dashuria e ndaluar e Rienzi-t, e deri tek Mjeshtrat e këngës apo Parsifali: Vagneri synon gjithmonë të nxjerrë në pah kritikën ndaj shoqërisë, utopinë e shoqërisë, ëndrrat dhe mallin, artin dhe politikën, problemet e njeriut si: seksi dhe krimi, dashuria dhe vdekja, përpjekja njerëzore për gjetjen e vetvetes, të gjitha tema këto që vazhdojnë të jenë aktuale. Kur Riçard Vagneri më 13 shkurt 1883 ndërroi jetë në moshën 70 vjeçare, bota e dinte, se kë humbi.
Scholz, Dieter David (DW)











