Përveçse është shpallur si filmi më i mirë “Atonement” ka fituar edhe një çmim në kategorinë e “production design”. Filmi i cili pritet të shfaqet në Tiranë gjatë muajit mars në kinema “Millenium 2”, ka shtuar në këtë mënyrë edhe 2 çmime nga Bafta. Nga “Golden Globe” filmi rrëmbeu të njëjtin vlerësim, si më i miri, por çmimin e dytë e mori në kategorinë e muzikës.
Kështu nga dy konkurrime mjaft të rëndësishme “Atonement” ka siguruar pohimin për filmin më të mirë, një çmim që jepet për të gjitha komponentët. Natyrisht që nominimet janë akoma më të shumta, deri tani 21 në këto dy konkurrime të forta që i paraprijnë denjësisht statujës së OSCAR-it. Pikërisht këtu, “Atonement” ka edhe 7 nominime të tjera, njëri prej të cilëve është për filmin më të mirë.
Dhe meqë thuhet se “Golden Globe” dhe Bafta janë hapat e sigurt drejt “Oscar”-it, atëherë mund të thuhet se “Atonement” ka prerë një gjysmë bilete për të fituar statujën e çmuar. Gjysma tjetër, ajo që do t’i sigurojë fitoren duhet pritur më 24 shkurt
Marre nga : Gazeta Standard











