Gjysmehena dhe shqiponja e shqiptareve

Jo rastesisht ky studim i Gawyrch nis me dramen, "Fjala e Nderit", apo "Mbajtja e Fjales se dhene". Drame e shkruar nga Shemsedin Sami Bej Frasheri, qe sikunder shqiptaret e dine qe e kane te tyre, duhet te pranojne kontributin e tij te madh per Stambollin, qe eshte edhe personifikimi i Perandorise Otomane. Kjo drame mesohet te jete vene ne skene ne vitin 1874, qe shqip, me nje formulim teper te qarte, flet per etnitetin shqiptar dhe perkushtimin ndaj nje vendi qe mbeshtetej ne etniken.

E gjithcka nis ketu per te perfunduar ne vitin 1913, fare pak kohe pasi shqiptaret munden te kene shtetin e tyre dhe te njihen si nje prej shteteve me te reja ne Ballkanin e trazuar, ate fucine e barutit, sikunder me lehte mund te identifikohet. Ishte nje drame, ne te cilen nderthureshin botet, ajo shqiptare dhe otomane, te pershkruara nga nje individ i vetem. Analize qe te con ne pavaresimin e Shqiperise, pas analizes se shume faktoreve qe cuan ne kete pike kthese te madhe ne historine e Shqiperise dhe mevetesise se shqiptareve.

Por, ajo cka nuk duhet te lihet menjane ne asnje rast, eshte kumti i madh i kesaj drame, ku autori Shemsedin Sami tregon qartazi pluralizmin kulturor te kohes, ne te cilen ai jetonte, dhe kushteve ne Ballkan. Gjithcka pare nga nje kendveshtrim shqiptar, duke dashur t'i kujtonte publikut qe mundi ta ndjeke ne skene, ate larmine etnike, e cila ishte elementi baze i unitetit otoman. Analiza kohe pas kohe, duke mbetur te ngjarjet me te rendesishme te kohes, zhvillimet qe na cuan te 28 nentori i vitit 1912. Nepermjet ketyre, "Gjysmehena dhe shqiponja", e autori i ketij libri, George W. Gawyrch, gjykuar nga kendveshtrimi osman, trajton zgjimin e identitetit kombetar shqiptar nga fundi i shekullit XIX deri ne shperthimin e Luftes se Pare Boterore, qe, sikunder njihet, eshte nje periudhe e tejmbushur me konflikte dhe doza nacionalizmi ne Ballkan.

Libri nga materialet arkivore per Perandorine Osmane

Studiuesi amerikan, George W. Gawyrch, autor i librit "Gjysmehena dhe shqiponja", ne vepren e tij argumenton se si politika e Perandorise Osmane ishte me teper pasoje e nje rrjedhe te komplikuar bindjesh dhe identitetesh, nje konflikt te vazhdueshem me njera- tjetren, sesa nje perpjekje thjesht kundershtuese mes politikes imponuese te qeverise dhe qendreses se shqiptareve. Ajo cka autori ben ne keto qindra faqe, nuk eshte thjesht analiza e dukurive qe shfaqen, por shkon edhe me tej, ne analiza te perpjekjeve te krereve shqiptare per te mos iu prekur privilegji i tyre vendor apo autonomia fisnore. Duke qene Profesor i Asociuar i Historise se Lindjes se Mesme ne Universitetin e Baylor-it, eshte autor edhe i disa librave qe analizojne lufterat e shpeshta qe jane bere ne kete rajon teper te trazuar kahere e qe vijon te mbetet i tille.

Harta dhe figura te personaliteteve shqiptare

Hartat te japin mireseardhjen lexuesve te ketij libri, i cili nuk mund te mos ngjalle kureshtje. Jane skicuar vilajetet ne Ballkanin e kohes se sundimit otoman dhe qytetet kryesore, e ndarja e kufijve mes sanxhakeve ne Shqiperi. Ndonese te nje cilesie jo te mire, ato cka s'mund te mos permenden jane disa fotografi, se pari, gjimnazi grek Zosimea, per arsyen e thjeshte se aty jane formuar intelektualet e kohes. Ndersa nuk mungojne figurat e ndritura te Shqiperise, Abdyl Bej Frasheri dhe Mehmet Ali Bej Vrioni, duke pergatitur telegrame ne vitin e hershem, 1879. Per te shkuar ne nje foto te rralle te interpretuesve te drames "Besa" ne Gjirokastren e vitit 1908. Ndersa fundi, Isa Boletini, ata qe e rrethojne dhe figura qendrore e Shpalljes se Pavaresise, plaku Ismail Qemali.

Nje perfundim per konceptet

Sikunder shkruhet qartazi ne perfundimin e ketij libri, "gjate periudhes 1874-1913, otomanizmi, shqiptarizmi dhe islamizmi ishin koncepte dinamike dhe te negociueshme, qe kishin secili nje thelb baze, por qe gershetoheshin me njeri-tjetrin". Ndaj edhe theksohet se brenda ketij konteksti, qeveria otomane nuk mundej thjesht t'ia impononte botekuptimin e saj popullit shqiptar. E nga ana e tyre, sikunder eshte e njohur, shqiptaret perpiqeshin te ruanin me shume xhelozi zakonet, traditat dhe interesat kombetare. Ndonese, sipas George W. Gawyrch: "Zoteronin pak ndjenja kombetare". E pershkohet situata e njohur, nje numer i sherbenin perandorise dhe mund te leviznin lirshem, e te tjeret qe nuk iu bashkuan fese myslimane, qe me e veshtire.

Perfundimi sipas autorit: "Pavaresisht nga nje e kaluar e dhunshme mes shqiptareve dhe shtetit, Shqiponja Shqiptare ne prag te lufterave ballkanike qendronte ende e strukur pas Gjysmehenes Otomane dhe kjo eshte arsyeja pse pavaresia shqiptare erdhi me teper si rezultat i nje bashkerrjedhjeje mes zhvillimeve ne vend dhe ato jashte tij, sesa nga deshirat dhe vullneti i vete shqiptareve".

Titull qe s'mund te shperblehet me indiference! "Gjysmehena dhe shqiponja", studim i thelluar mbi sundimin otoman ne Shqiperi! Ndaj edhe periudha qe autori George W. Gawyrch ka kaluar neper filtrat e tij, duke u mbeshtetur ne dokumente te arkivave turke perkojne me vitet 1874-1913. Nentitull i librit shpjegon me se miri thelbin e asaj per cka do te flitet ne qindra faqe, pra sundimi otoman, islamizmi dhe shqiptaret.

Anisa Ymeri : Gazeta Koha Jone

Artikujt e fundit

Reklama

Reklama