Për “Gjerdanin e Artë 2”, vallëtari i njohur Çeliku tha se “me rastin e 50- vjetorit të Ansamblit Popullor u bë koncerti gala ‘Gjerdani i Artë”, por mëqenëse repertori i Ansamblit është shumë i madh dhe në 1 orë e 30 minuta nuk arrihet të pasqyrohet 50 vjet punë që kemi bërë. Sa herë kemi kocert mundohemi të fusim numrat më të bukur që kemi realizuar ndër vite. Shpresojmë që së shpejti të kemi disa projekte të reja për Çamërinë, Korçën, Dibrën, Kosovën, etj”.
Përsa i përket provave për koncertin e sotëm Z.Çeliku ka qenë në krye të detyrës, si në sallë ashtu edhe në skenë. Më tej ai thotë se “Profesioni ynë ka një gjë, po e le të la, prandaj e kemi jetën e gjatë ne, sepse punojmë.”
Ai na shpjegon se “Gjerdani i Artë” është një larmi vallesh, këngësh, melodish. Ansambli kërkon t’i japë një ushqim të mirë spektatorit. Mendohet të thyejë monotoninë e këngëve dhe valleve të ndryshe, do të jepen koncerte me këngë e valle të caktuara për treva të caktuara. P.sh. të bëhet një koncert vetëm me vallet dhe këngët e Korçës, kështu edhe për Çamërinë, Kosovën, etj.
Ndërsa drejtoresha artistike e Ansamblit, znj.Lejla Agolli, tha për “Gjerdanin e Artë 2” se “në këtë koncert do të përfaqësohen të gjitha trevat tona, larmia e tyre, e cila është goxha pasuri për ne.Nga qyteti në qytet ndryshon vallja, kostumi, fabula, etj. Meqë jemi pranë pavarësisë së Kosovës, do t’i shtohen këtij koncerti dy këngë të njohura kosovare. Në këtë koncert do të ketë këngë shkodrane, këngë polifonike, të Shqipërisë së Mesme. Grupi vokal ka një kolazh i cili shtrihet gjeografikisht në të gjithë Shqipërinë.
“ Ansambli ka sjellë autencitetin e trevës që përfaqësohet, koncentatin e krahinës. Misioni kryesor I tij është të përzgjedhë ajkën e trevave. Ansambli kur niset në koncertet jashtë shtetit, e ka suksesin e sigurtë në xhep. Vallet tona janë të veçanta, kënga polifonike është unike, ka hyrë në vlerat kulturore botërore, mbrohet nga UNESKO”- tha drejtorja artistike, ku bëri të ditur edhe planet e Ansamblit: Sezonin e hapënm me këtë koncert. Në shkurt kemi një koncert për Çamërinë, i kushtohet komplet kësaj treve, me vallet karakteristike, me fabulat e tyre, ku spikat emigracioni i hershëm ,kënët karakteristike çame, do kemi të ftuar këngëtar autentik të kësaj treve. Më pas do kemi një koncert nga Korça, në qendër do të jetë kënga qytetare e këtij vendi. Do bëhet një koncëert për zonën e Dibrës, ku do spikatet alegoria dibrane karakteristike në këtë zonë.Besoj se në ditën e verës do bëjmë bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit për të zhvilluar Festivalin e Këngës Qytetare.
Znj. Lejla tregon një rast ku larmia dhe pastërtia e këngëve dhe valleve tona popullore vlerësohet nga të huajt. “Në vitin 2006 ne morëm pjesë si të ftuar special në një festival europian, ishte festival ku merrnin pjesë vendet e BE, ne na qëlloi të merrnim pjesë në këtë festival me datë 12 qershor ku u nënshkrua Marrëveshja për Stabilizim Asocimin, ata e dinin që ne aspirojmë të integrohemi në B.E dhe në NATO, pas koncertit tonë presidenti i E.C.U tha: “ Artistët shqiptarë jo vetëm që janë në Europë, por ne duhet të shkojmë tek ta”.
Eralda KENAJ : Gazeta 55











