Gjovalin Paci, i lindur ne Shkoder ne 1958, eshte prezantuar si nje artist i kompletuar me mbi 50 ekspozita personale te celura si brenda ashtu dhe jashte vendit (Paris, Frankfurt, ne Komisionin Evropian ne Bruksel, si dhe ne vende te ndryshme te Ballkanit).
Shume punime te tij jane pjese e koleksioneve te ndryshme te artit, te shoqeruara dhe me vleresimet me te larta te kritikes vendase dhe te huaj. Paci eshte nje artist befasues. Punimet e tij jane filozofike, duke kaluar nga cikli me temat biblike, te motivet tradicionale dhe me aq delikatese te temat lirike.
Mjetet gjysme mistike dhe tonet e erreta, nje finese e jashtezakonshme plot potencial shprehes, i bejne pikturat e tij te cuditshme dhe mjaft origjinale. Ne kete ekspozite do te paraqiten rreth 31 punime, te cilat jane te konceptuara ne tekniken e akrilikut.
Nje cikel instalacionesh i japin larmi teknikave te perdorura nga ky artist i talentuar. Ekspozita do te qendroje e hapur deri me 5 shkurt.
Marre nga : ATSH











