Heath Ledger gjendet i vdekur

Heath Ledger gjendet i vdekur
Policia ka njoftuar se ka konfiskuar tableta për gjumë dhe tha se po hetonte mundësinë e një overdoze me to.Ledger u nominua për Oscar që në moshën 26 vjeçare

Jashtë shtëpisë ndërkohë në lagjen SoHO kanë filluar të mblidhen adhurues të tij.

Aktori 28 vjeçar nga Australia dy vjet më parë u nominua për Çmim Oskar për rolin e kaubojit homoseksual që luajti në filmin Brokeback Mountain.

Vdekje 'tragjike'

Në një deklaratë, familjat e Heath Ledger e përshkroi atë si vëlla dhe bir të dashur e prind të dhëmbsur.

Ata e cilësuan vdekja e tij si tragjike, të parakohshme dhe aksidentale.

Korrespondenti i BBC-së në New York thotë se policia nuk e ka përjashtuar mundësionë e vetëvrasjes.

Aktori i lindur në Perth, në muajin shtator u nda nga e dashura, aktorja amerika Michelle Williams, me të cilën ka një vajzë dy vjeçare.

Aktorë të Hollywoodit kanë shprehur keqardhje për vdekjen e kolegut të tyre të ri, që është cilësuar ndër më të talentuarit e brezit të tij.

 Marre nga : BBC ne Shqip

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama