Amerikanët e kanë patur ditë feste, kur kanë kujtuar ditën e lindjes së Martin Luter Kingut, afrikano-amerikanit pionier të të drejtave civile. Martin Luter Kingu ishte një figurë e rëndësishme që solli ndryshime në një kohë, kur pjesa më e madhe e jugut të Amerikës vazhdonte të jetonte ndarjen racore dhe miliona afrikano-amerikanë përballeshin me diskriminimin, dhunën dhe frikësimin.
28 gusht 1963 - “Unë kam një ëndërr, që një ditë ky vend do të zgjohet dhe do të jetojë kuptimin e vërtetë të besimit të tij. Ne e dimë se këto janë të vërteta të pamohueshme dhe se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë”.
Me këtë fjalim, para qindra mijëra njerëzve në Uashington, në gusht të vitit 1963, Martin Luter Kingu ngriti peshë të gjithë publikun amerikan me thirrjen e tij elokuente, që të gjithë njerëzit të jenë të barabartë. Gjatë viteve ‘50 dhe ‘60, Martin Luter Kingu u bë njeri i shquar duke predikuar kundër dhunës, duke marrë pjesë në shumë protesta dhe bojkotime dhe duke bërë thirrje që t’i jepet fund segregacionit dhe diskriminimit racor.
Ka nga ata që kanë thënë se ne do të arrinim këtu, vetëm duke shkelur mbi trupat e tyre të vdekur. Sot e gjithë bota e di se ne tani jemi këtu dhe se po qëndrojmë para forcave të pushtetit në shtetin e Alabamës, duke thënë se ne nuk do të lejojmë askënd të na kthejë mbrapsht. Këto demonstrata ishin momente kthese në lëvizjen për të drejtat e njeriut në Amerikë, e cila çoi në miratimin e ligjeve që garantojnë të drejta të barabarta për afrikano-amerikanët dhe pakicat e tjera. Çdo vit, në këtë ditë feste kombëtare që përkujton ditëlindjen e tij, amerikanët nderojnë kujtimin e doktor Kingut.
Kurt Shmok ishte afrikano-amerikani i parë që u zgjodh në vitin 1987 në postin e Kryetarit të Bashkisë në qytetin e Baltimorës, në shtetin e Marylandit. Zoti Shmok përmend zgjedhjet presidenciale të këtij viti, ku po marrin pjesë dy senatorë, njëri një afrikano-amerikan dhe tjetra, një ish-zonjë e parë e fuqishme. Ai thotë se fakti që Barak Obama dhe Hillary Clinton kryesojnë garën e Partisë Demokrate, duhet të shërbejë si një ngjarje për t’u kremtuar, si një rast i shënuar, që flet për ndryshimin e klimës politike në Amerikë gjatë 4 dekadave të fundit.
...Dhe çështja që ngrihet këtë vit zgjedhjesh është “A kemi arritur këtu? A kemi ardhur në një kohë kur njerëzit nuk gjykohen më nga ngjyra e tyre e lëkurës, por nga parimet, idealet dhe karakteri i tyre? ...Çdo vit është e rëndësishme të mendojmë rreth ideve, për të cilat fliste Doktor Kingu me të cilat ai nënkuptonte zbatimin e idealeve të deklaratës së pavarësisë dhe të Kushtetutës amerikane”?
Më 4 prill të vitit 1968, Martin Luter Kingu u vra në Memfis të shtetit Tenësi. Ai ishte 39 vjeç. Një natë më parë, ai kishte thënë se e kishin kërcënuar vazhdimisht me vdekje, duke theksuar se vdekja e një njeriu, nuk mund t’i largojë kurrë shpresat e miliona njerëzve.
“Unë e kam parë Tokën e Premtuar. Ndoshta unë vetë nuk do të shkoj dot atje me ju, por dua t’u them sonte, se ne si popull do të shkojmë të Tokën e Premtuar. Prandaj, unë sot ndjehem i lumtur, nuk shqetësohem për asgjë dhe nuk ia kam frikën askujt. Sytë e mi e kanë parë lavdinë e ardhjes së të Plotfuqishmit Zot”.
SHBA
Sa vlen vota e afro-amerikanëve
Votuesit afrikano-amerikanë kanë lënë gjurmët e tyre në zgjedhjet presidenciale, veçanërisht për kandidatët e Partisë Demokrate. “Që prej zgjedhjes së presidentit Rusvelt në vitet 1940, asnjë President demokrat nuk ka ardhur në pushtet pa votën përcaktuese të zgjedhësve zezakë, me përjashtim të Presidentit Xhonson”.
Votat e afrikano-amerikanëve në zgjedhjet presidenciale të këtij viti në Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të luajnë një rol kryesor se cili kandidat do të sigurojë emërimin e Partisë Demokrate. Kandidatët kryesorë demokratë këtë herë janë një risi për politikën amerikane: Një afrikano-amerikan, me mbështetje të fortë mes të bardhëve dhe një grua e bardhë, ish-zonjë e parë, me mbështetje të fortë mes votuesve zezakë. Votuesit afrikano-amerikanë kanë lënë gjurmët e tyre në zgjedhjet presidenciale, veçanërisht për kandidatët e Partisë Demokrate. “Që prej zgjedhjes së Presidentit Rusvelt në vitet 1940, asnjë President demokrat nuk ka ardhur në pushtet pa votën përcaktuese të zgjedhësve zezakë, me përjashtim të Presidentit Xhonson”.
Profesor Moris thotë se 90 për qind e votuesve afrikano-amerikanë janë demokratë dhe pjesëmarrja e tyre është shtuar që prej viteve 80-të. Në vitin 1984, i përndershmi Xhesi Xhekson u bë afrikano-amerikani i dytë që hyri në garën presidenciale, duke fituar 21 për qind të votës popullore, megjithëse më në fund ai humbi. Në vitin 1988, ai zhvilloi një fushatë më të mirë, duke fituar zgjedhjet paraprake në 13 shtete e duke siguruar gati 7 milionë vota.
Analistët politikë thonë se votat e zezakëve mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në garën presidenciale të këtij viti, veçanërisht meqë anketat e opinionit tregojnë se kandidatët demokratë gëzojnë më shumë mbështetje se sa rivalët e tyre republikanë. David Bositis është analist pranë qendrës për studime politike dhe ekonomike këtu në Uashington. “Afrikano-amerikanët përbëjnë një bllok të rëndësishëm votuesish në disa shtete kyçe, të cilat do të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve, shtete si Mizuri, Ohajo dhe Florida. Nëse një kandidat demokrat fiton në këto shtete, ky kandidat ka të ngjarë të fitojë në zgjedhjet e nëntorit për në Shtëpinë e Bardhë”.
Ky është lajm i mirë për kandidatët kryesorë demokratë, senatoren Hillari Klinton të Nju Jorkut and senatorin Barak Obama të Ilinoit. Fushatat e tyre janë përpjekur të fitojnë mbështetjen e votuesve afrikano-amerikanë, veçanërisht në shtete të rëndësishme.
Kurt Schmoke, dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin e Hawardit, në vitin 1987 u bë zezaku i parë, që zgjidhej kryetar bashkie i qytetit të Baltimorës në shtetin Merilend. “Mendoj se shumë votues zezakë janë frymëzuar nga një numër kandidatësh, por kandidatura e senatorit Obama shton diçka të re interesante dhe entuziazmuese. Nuk po them se votuesit zezakë do të votojnë me siguri për senatorit Barak Obama, por mendoj se kandidatura e tij ka shtuar një farë entuziazmi dhe interesimi që pa dyshim është unik për mjedisin politik”.
Nëse zoti Obama fiton emërimin e Partisë Demokrate, thonë vëzhguesit politikë, pjesëmarrja e zezakëve në zgjedhjet e nëntorit do të jetë rekord. Megjithatë, analistët janë të mendimit se cilido kandidat që fiton emërimin e partisë nuk mund të fitojë garën për Shtëpinë e Bardhë pa mbështetjen e shumicës së votuesve afrikano-amerikanë.
Marre nga : Gazeta Metropol











