Orakulli i Dodones

Orakulli i Dodonës

Ky ndryshim cilësor, veçanërisht në fokusimin e problemeve që dikur trajtoheshin si gati misterioze, bëri të mundur kapërcimin e disa kontradiktave të vjetra që kanë të bëjnë me interpretimin e gjërave. .Zbulimi dhe përdorimi i karbonit C-14, i cili afronte zgjidhjen, me një probabilitet (+)(-) 100 vjet, ishte një përmbysje e madhe në saktësimin e etapave kohore në fushën e historisë. Mbi të gjitha u krijua një mendim i ri i përgjithshëm, i një natyre krejt të re, për vlerat e trashëguara njerëzore.

Kapërcehet koncepti provincial i shfaqur jo pak herë edhe nga historianë të kalibrit botëror. Mjaft është diskutuar rreth Herodotit i mbiquajtur edhe "Babai i Historisë", i cili gjithashtu për pasaktësitë trashanike që ka bërë e quajnë edhe "Babai i gënjeshtrës". P.sh. E. Gibboni gjatë kohës që po përgatiste "Shkëlqimin dhe rënien e Perandorisë Romake" ankohej se "paragjykimi, injoranca dhe budallallëku i shumë historianëve të lashtë", të cilët ishte i detyruar që t’i përdorte si burim informacioni, "e bezdisnin pa masë".

Le të theksojmë këtu edhe interpretimet e shumë studiuesve të sotëm për interesa thjesht shoviniste. Por si një argument domethënës brenda oborrit të historisë sonë, është me vend që të përmendim një prej iluministëve të mëdhenj gjermanë të shek. XVIII. Ishte viti 1774, kur në Leipzig Johan Tunman, botoi librin e tij "Kërkime në historinë e popujve të Evropës Lindore". Në parathënien e këtij libri, duke përmendur direkt shqiptarët, ai theksonte se "asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët."E megjithatë, ata janë popuj kryesorë, të lashtë e të rëndësishëm, që çdo historian do të dëshironte t’i njihte: historia e tyre do të plotësonte zbrazëti të mëdha në historinë e vjetër e të re të Evropës. Por… ata sot nuk luajnë më ndonjë rol të veçantë. Ata janë të nënshtruar, ata janë fatkeq dhe historiani shpesh është po aq i padrejtë, sa dhe njeriu i zakonshëm; ai nuk i përfill ata që nuk i ka prirë fati". (Studime gjermane. Bot. shqip. 1990) Këto dukuri negative të vëna në dukje nga sa a sa shkollarë, kanë krijuar kontradikta dhe të çara të mëdha mbi njohjen e trashëgiminë tonë.

Ato kanë shërbyer si burim keqinterpretimi dhe jo në pak raste i kanë çuar pasardhësit e genit njerëzor në drejtimin e kundërt të asaj që ata duan të njohin. Sot në këtë aspekt po kristalizohen dy grupe të mëdha, të cilat i interpretojnë të njëjtat fakte me koncepte diametralisht të kundërta. Grupi i parë është konservativ, i mëshon metodologjisë klasike, injoron të rejat që zbulohen, ose bëhet thjesht pengesë burokratike.

Ndërsa grupi i dytë përbëhet nga njerëz pasionantë dhe jo ortodoksë. Shpesh ata qasen pa edukim formal në fushën ku ata militojnë, por që me metodat e tyre kërkimore kanë sjellë risi, veçanërisht në fushën e historisë botërore.

Nuk mund ta lë rastin të kalojë pa përmendur Hajnrih Shlimanin, i cili rizbuloi Trojën në kundërshtim të plotë me mendimin e akademikëve, të cilët pretendonin se historia e Homerit, Iliada dhe Odisea, ishin prodhim folklorik dhe pa baza historike. Shlimani vetë konsiderohej aventurier, dhe në fakt ai ashtu ishte! Ai nuk kishte kurrfarë lidhje me punën e arkeologut. Por realiteti tregoi se bindjet e tij të patundura që do ta zbulonte Trojën sipas tregimit të Homerit, i dhanë atij famën e përjetshme. Me shembullin e Shlimanit bota e sotme është e mbushur plot. Prej këtij këndvështrimi studimi i kësaj disipline ka fituar një linjë të re dhe interesante. Për këtë çështje, pikërisht në aspektin e të kaluarës së shqiptarëve në veçanti, po konfigurohen gjithashtu avantazhet e para.

Humbjet nga e kaluara

Më ndodh që në biseda të ndryshme njerëzit të më pyesin se përse tani shqiptarët nuk janë më të famshmit e dikurshëm, dhe pse nuk kemi më influencë në ekonominë dhe politikën botërore. Së pari, dua t'ju a theksoj pyetësve të mi se kohët ndryshojnë. Kjo gjë në fakt ka lidhje me fenomenin njeri, por nuk varet nga vullneti i tij. E thënë ndryshe, në mënyrë të dukshme kjo çështje ka lidhje me vullnetin e Zotit! Mendoj që edhe për fisin e parë dhe të bukur të shqiptarëve "Krijuesi" nuk ka bërë ndonjë lëshim të madh, qysh kur vendosi që shqiptarët të jetojnë në tokë bashkë me të tjerët. Në Testamentin e Vjetër përmenden 12+1 fise (tribu) të ndryshme. Pra, sado e ndritur që të ketë qenë e kaluara jonë, ne nuk kemi jetuar vetëm, në boshllëk, dhe pa konkurrencën e fiseve apo grupeve të tjera.

Kjo logjikë na bën të mendojmë se pavarësisht se ne jemi ndër grupimet e para për nga kontributi i rëndësishëm në stabilizimin e jetës në tokë, prapë fati ynë ngjan njësoj si fati i çdo qenieje tjetër njerëzore, por në kohë dhe vende të ndryshme. Të moçmit tanë, i shpjegonin këto fenomene thjesht me dy fjalë: "Rrota e historisë"! Ajo siç dhe e dimë, nuk e ndal rrotullimin e saj asnjëherë! Ne shpesh do të shikojmë gjatë shkrimit se si të vjetrit, më së shumti kanë pasur të drejtë. Është me vend me këtë rast që të shpjegojmë fillimisht me argumente bazë si ndryshojnë gjërat në Univers, nën lëvizjen e pandërprerë të "Mullirit Kozmik". Filozofit Platon (429-347), gati 2500 vjet më parë, i pëlqente të thoshte "Si poshtë edhe lart"! Me fjalë të tjera sjell vëmendjen tek Mikro-Kozmosi dhe Makro-Kozmosi, dy elementët kryesorë në shpjegimin e Universit. Pra, filozofia e tij ishte se fenomenet tokësore janë të lidhura ngushtë dhe në mënyrë të pazgjidhshme me ato qiellore. Kështu që nga ky pikëvështrim, mund të themi se Dodona ka qenë qysh nga fillimi i procesit të civilizimit që njohim ne sot.

Priftërinjtë e Dodonës, siç do ta shikojmë me shembuj këtu më poshtë, ishin vetë Zotat në tokë. Me një gjuhë simbolike, quheshin prej disa mijëra vjetësh si "Perënditë e Olimpit". Sa për kureshtjen tuaj, emrat e disa prej tyre në periudhën dymijëvjeçare të dominimit të Zeusit në Olimp ishin: Zeusi, Hera, Athinaja, Poseidoni, Hades, Demeter, Artemisi, Apollo, Hermesi, Hephaestusi dhe Aphrodita.

Kur Robert Temple botoi herën e parë librin e tij të famshëm "The Sirius Mistery" në vitin 1976, me nëntitull "Evidencë e re shkencore mbi kontaktin e alienëve gati 5000 vjet të shkuara", opinioni botëror u kap në befasi. Vetë R.Temple për punën e tij gjeniale në vend që të shpërblehej, u persekutua për pesëmbëdhjetë vjet pandërprerë! Persekutorët e tij është interesante ta theksojmë këtu, nuk ishin njerëz të zakonshëm apo fanatikë injorantë. Ata ishin disa individë nga agjencitë dhe grupet sekrete më të fuqishme të botës... Dhe në këtë rast pyetja shtrohet: Po përse vallë…?!

Të gjithë ne e pranojmë se gjërat lëvizin. Që ato

ndryshojnë pambarimisht, shpesh dhe jashtë vullnetit tonë

edhe këtë gjë ne e kuptojmë. Pavarësisht prej besimit që ne i përkasim, një gjë pranohet unanimisht: Prezenca e ZOTIT! Ai është Një dhe i vetëm! Astrologjia, në kohët antike konsiderohej mbretëresha e dijeve, sepse ajo të mësonte logjikën se si lëvizin gjërat atje lart…! Në qoftë se ne do të besojmë sinqerisht në shprehjen "çdo gjë vendoset me vullnetin e Atij", le të vazhdojmë të besojmë si më parë. Prej këtij besimi do të përfitojmë dy gjëra në praktikë. E para, do u kthejmë stërgjyshërve tanë të urtë një borxh të vonuar shumë gjatë, respektin e domosdoshëm për çka ata kontribuan për ne dhe atdheun. Dhe e dyta, sipas "Mullirit Kozmik", ne tani po dalim ose po lëmë pas "shekujt e gjatë të errësirës së trashë shpirtërore dhe injorancën tonë të rrezikshme"!

A ishte gabim Sami Frashëri kur na mësonte: "Se drita e diturisë, përpara do të na shpjerë"? Unë jam i sigurt se jo! Po ashtu, vëllai tjetër Naimi, gërvishtte të njëjtën plagë kur thoshte:

"Hiqu, hiqu, errësirë!

Pa ja këtu, o dritë"!

Siç shihet, rilindasit tanë të mëdhenj e kishin kuptuar gjuhën e Zotit. Është më se e qartë se këtu bëhet fjalë për triumfin e dritës kundër errësirës në kuptimin simbolik. Prof. Harold Cooke në studimin e tij "Osiris, a Study in Myths, Misteries, and Religion", by Ares Publishing Inc. London, 1931, na kujton: "Konflikti midis së mirës dhe së keqes është konflikt fizik dhe shpirtëror". Ndryshe ne mund ta kuptojmë këtë fenomen si lufta e "të mirës kundër së keqes". Por ne siç duket nuk i kuptuam ata krejtësisht, me vonesat dhe zigzaget tona të turpshme. Është fjala për fatin e shqiptarit, por edhe për fatin e njeriut në përgjithësi si qenie tokësore. Në dymijëvjeçarin që po lëmë pas, ishin predikuar gjërat, pra ishin parathënë! Dhe ky predikim bëhej në përgjithësi me mekanizmin e njohur të Orakujve, por edhe me forma të tjera akoma më praktike.

Duke dalë prej influencës së shenjës të Dashit, ne lamë pas edhe karakteristikat e tij gjithashtu. Le të kujtojmë këtu që nën këtë shenjë, njeriu vetë mori pjesë aktive dhe i ndërtoi perandoritë e mëdha. Pra, ndryshe njeriu me sjelljen dhe mentalitetin e tij të asaj kohe rrezatoi tendencën ekspansioniste dhe u krijuan nga ky shkak njëra pas tjetrës perandoritë e ilirëve, persëve, maqedonasve, romakëve, bizantinëve, etj. Por duke hyrë nën influencën e Peshqve, po vetë njeriu u bë dëshmitar dhe varrmihës njëkohësisht në shkatërrimin e po këtyre perandorive, njëra pas tjetrës. Milena Gonzales-Wippler, e diplomuar në Porto Riko dhe në Universitetin e Kolumbias, respektivisht në Psikologji dhe Antropologji, e shpjegon kështu fenomenin në librin e saj "Formulat magjike dhe ceremonitë" bot. i 1997-s: "Shenja e Ujorit, e cila po na afrohet tani, personifikon miqësinë, shpresën dhe dëshirat. Ndërsa përpara saj, shenja e Peshqve ishte për dymijëvjeçarin që po lemë pas, fillimi i kristianizmit, dhe bota u zhyt gati në mënyrë absolute nën influencën e teologjisë Judeo-Kristiane".

Karakteristikë e kësaj shenje ishte Jezu Krishti, i cili u ndalua, u burgos, u torturua dhe u kryqëzua nga armiqtë e tij të shpallur dhe të pashpallur. Kjo gjë pra, ishte parashikuar më parë nga Orakujt. Ishte parathënë lindja dhe kryqëzimi i tij! Ai kështu u bë simbol i sakrificës kristiane. Është interesante ta kujtojmë se në treqind vitet e para kristianizmi kishte si simbol të vetin dy Peshq, pra pikërisht shenjën e horoskopit. Por në 325 A.D, në këshillin e Nikeas u vendos unifikimi i kishës dhe "Jesu Krishti" u pranua të shpallej Zot! Ja se si na e përshkruan këtë moment të veçantë të historisë studiuesi Simon Cox, në librin e tij "Duke zbërthyer Kodin e Leonardo Da Vinçit" bot. i vit. 2004, nga "Barnes and Noble":

"Konstandini i Madh, ishte perandori Kristjan, i cili, megjithëse ende besonte në paganizëm, u bë përgjegjës për ruajtjen e perandorisë nga shkatërrimi. Në vitin 325 A.D, ai organizoi të parin këshill të Kishës Kristiane në Nikea dhe e unifikoi atë. Aty u vendos formula e shenjtë e pagëzimit: "Në Emër të Atit, Birit, dhe Shpirtit të Shenjtë, Amin"!

Më vonë kjo formulë u bë doktrina më e rëndësishme për besimin kristian. “Kostandini vetë kishte lindur në 274 A.D. aty ku është territori modern i Shqipërisë së sotme". Gjithnjë me gjuhën e astrologjisë, nën shenjës e Peshqve, shoqëria njerëzore ishte parashikuar se do të zhytej në anarki dhe luftëra mizore. Por pasoja më e rëndë do të ishte errësira shpirtërore. Ndryshimi i pozicionit të yjeve, sjell kështu në mënyrë të pakundërshtueshme ndryshime fizike dhe psikologjike në jetën e përditshme të njeriut. Ky është një cikël që përsëritet nga një shenjë e Horoskopit në tjetrën, në një periudhë mesatarisht dymijëvjeçare. Nga të dymbëdhjetë shenjat që ka Horoskopi, përfitojmë një proces lëvizjeje që zgjat afërsisht 25.975 vjet. Pra, kemi me këtë rast një rrotullim të plotë në 360º të boshtit të tokës. P.sh, në 180º shmangie, Poli i Veriut kalon në pozicionin jugor dhe Poli i Jugut kalon në opozitë. Ky konkluzion arrihet nga vëzhgimi i ngadaltë i shmangies të tij. Kjo lloj lëvizjeje (shmangieje) prej 1º e boshtit tokësor, merr pothuajse 72 e 3/4 vjet. Pikërisht kjo distancë e gjatë është e barabartë me jetën mesatare të njeriut në tokë. Astronomët e quajnë këtë fenomen, thjesht, një vit kozmik. Pra, në një mesatare gati dymijëvjeçare në tokë, ne përfitojmë vetëm një shmangie prej 30º të boshtit tokësor.

Le të theksojmë se njeriu i lashtë duhet të ketë qenë mjeshtër i këtyre kalkulimeve. Po mundohem që t’i përmend kalimthi gjëra të tilla, sepse neve na duhet që të vijmë në të njëjtin nivel të kuptuari me ata që ndërtuan Dodonën. Kjo logjikë do të na ndihmojë në zbërthimin me lehtësi të rëndësisë së saj. Arsyeja e vërtetë se përse shqiptarët janë një popull më shumë supersticioz se sa fetar, shfaqet pikërisht tek baza e këtyre njohurive të cilat ata duket se i kanë zotëruar mrekullisht dikur. Supersticioni është një besim, dhe nga më të vjetrit gjithashtu dhe dihet që ai i ka rrënjët drejtpërdrejt të lidhura me fuqinë e Zotit. E thënë ndryshe, ata (shqiptarët) me kujdes e zgjuarsi i shmangen shpesh fanatizmit të sotëm fetar, i cili shumë tragjedi të mëdha ka sjellë në jetën e njeriut. Kështu, duke i analizuar të gjithë elementët në kompleks, ne mundemi t’i shohim gjërat realisht. Dhe po realisht ne do të kemi shansin që t’i përmirësojmë ato.

Dy fjalë mbi gjenezën

Historia e njeriut fillon në të njëjtën kohë me aktivitetin e trurit të tij. Kështu e kanë përcaktuar studiuesit historinë. Gjë kjo që konsiderohet të ketë filluar gati 50.000 vjet të shkuara. Në fillim zbulimet më të rëndësishme u konsideruan Muzika, Gramatika, Retorika, Drejtësia, Prudenca, Matematika dhe Gjeometria, të cilat kanë qenë të lidhura siç thamë pak më sipër, me momentin e formimit të psikologjisë së njeriut të sotëm modern. Ato u quajtën në atë kohë "shtatë artet e lira" që u bënë themel i të gjitha njohurive për shoqërinë njerëzore. Po ta shikojmë me këtë prizëm etimologjinë e fjalës art, ajo siç e dimë ka kuptimin e përsosmërisë, pra Zotit! Përndryshe është elementi bazë që e bën praninë e Atij, si diçka konkrete në mes njerëzve. Është me vend që të theksojmë këtu se artistët janë misionarë, të cilët nuk bëjnë gjë tjetër, por me formën e artit që krijojnë, zbresin mesazhe në tokë të cilat influencojnë në mënyrë të pakundërshtueshme në jetën e përditshme të njerëzve. Le të tingëllojë kjo si kujtesë e shkurtër për disa shqiptarë të prapë! Artistët nuk janë kontingjent diskriminimi, dhe aq më keq për t’u vrarë, ashtu siç bëhej gjatë regjimit komunist. Ata janë pasuri kombëtare…!

Duke vazhduar mbi origjinën dhe mënyrën se si ka filluar civilizimi në tokë, pra periudha e parë e njeriut si qenie inteligjente, nga shkollarët e sotëm ka qasje të kujdesshme në deshifrimin e skripteve të vjetra. Krahas kësaj, po i kushtohet gjithnjë e më shumë seriozitet gjurmëve të shumta të lëna nga vizitorë, (alienët), të ardhur nga distanca të largëta kozmike, ku mendohet se jeta atje është më e avancuar se në planetin tonë. Shumë testamente dhe mbishkrime brenda mureve të piramidave, janë zbërthyer nga përmbajtjet e tyre dhe na kujtojnë shpesh një gjë të tillë megjithatë.

Me pak fjalë, shkollarët po deshifrojnë mendimin, komunikimin dhe vizionin e njeriut të parë, duke u munduar të hyjnë nën lëkurën e tij! Ata po përqendrohen gjithashtu në rrjedhën apo edhe nënshtresat e civilizimeve të tëra që deri më sot konsideroheshin krejtësisht të humbura. Nga këto lloj përpjekjesh po arrihen rezultate tepër të rëndësishme! Është fjalë për piramidat e Egjiptit, Stonehencet, Atlantët, Limurët, Olmikët, Ilirët, Sumerët, Babilonasit, Majatë, Actekët, Inkasit dhe plot enigma të së djeshmes, të cilat janë trajtuar si tabu apo mistere të padeshifrueshme, të zhdukura ose thjesht pjellë e miteve dhe legjendave. Në këtë kontekst, është shumë me vend që ta theksojmë se historia e shqiptarëve zë një vend me peshë të madhe në historinë e civilizimit botëror. Por në këtë shkrimin tim, unë do të fokusohem vetëm në një fakt, në misterin e Dodonës… Po çfarë fshihet brenda guaskës së këtij misteri…? Dhe a ia vlen që ne të gërmojmë rreth kësaj çështjeje?!

Ç'dimë për Dodonën?

Në kuptimin e gjerë të fjalës kurrgjë! Arsyet janë të ndryshme, por ato më të rëndësishmet janë historike. Në kujtesën e shqiptarëve Dodona ka ardhur e gjallë dhe e ruajtur vetëm nëpërmjet gojëdhënave, miteve dhe legjendave. Në fakt, në këto mite e legjenda Dodona përmendet shpesh si vend i shenjtë. Interesante gjithashtu është se mali i Tomorit thirret ende edhe sot "Mali i Zotit". Njerëzit e atyre anëve me respekt e quajnë atë "Baba Tomori"! Tek “Iliada”, Homeri me gojën e Akilit thotë: "O Zot, mbret Dodonas Pellazgjik, që banon n'ato vise të largëta e sundon mbi Dodonën dimërkeqe"!

Nga gojëdhënat thonë se mali i Tomorit quhej më parë "Mali i të Mirit". Semantika e fjalës "të Mirit" zbulon krejt funksionin e veçantë të këtij mali! Ndërsa Straboni e përshkruante kështu situatën e terrenit të thyer fizik për të arritur deri në Tomor: "Sado që është i ashpër e plot me male të mëdhenj si Tomori e të tjerë, Epiri dhe Iliria nxjerrin burra trima e të mençur". Kështu, me këtë logjikë po të vazhdoj, do të përsëris se ç'thonë të tjerët që janë të shumtë padyshim. Por në fakt, më i rëndësishëm për ne është zbulimi i funksionit të vërtetë të Dodonës. Tek historianët e vjetër dhe shënimet e tyre historike Dodona përmendet shkarazi, në mënyrë të zbehtë dhe vetëm si një fakt i përgjithshëm. Le ta quajmë ndryshe këtë gjë si përplasjen e parë me injorancën apo kufizimet të cilat i ka vuajtur jo pak herë historia jonë. Duket pra se në rastin tonë ne kemi më shumë mjegull, sesa informacion. Flasim për Dodonën dhe për një moment harrojmë që e kemi fjalën për origjinën institucionale të njeriut në tokë. Fakti i madh që Dodona përfshihet e para dhe më e vjetra në listën e 8-të Orakujve të parë dhe më kryesorë, duke bërë pjesë brenda rrjetit territorial të këtyre Orakujve, na shtyn të mendohemi... Dhe në listën e këtyre tetë Orakujve ishin: 1-Dodona, 2- Delphi, 3-Delos, 4-Cythera?…, 5-Omphalos?…, 6-Akrotin?…, Paphos?…,7- Tritoni?…, 8-El Marj?…, 9-Bendet! Emrat dihen, por disave prej tyre ende nuk iu është përcaktuar vendndodhja. Për disa të tjera gjithashtu nuk iu është qartësuar përkatësia, prandaj ato janë me pikëpyetje në fund. Nga funksioni i tyre, përveç Dodonës dhe Delphit që kanë përafërsi me njëra-tjetrën, të tjerat janë të ndryshme. Kodi i Orakullit të Dodonës është ky: 1. Vendndodhja - mali i Tomorit, në Qendrën Perëndimore, 2. Pema simbol - Lisi 3. Planeti simbol -Saturni 4. Lindja Hyjnore - Qenia Humane prej "Ashtit të Tokës"!

Është e pajustifikueshme që në programet apo tekstet e shkollave shqipe Dodona as që zihet me gojë, qoftë edhe shkarazi. Sa për shkrimet e autorëve klasikë, të ashtuquajturit greko-romakë apo bizantinë, terma që po bëhen gjithnjë edhe më të dyshimta sot, me lehtësi mund të përmendim emra, si Homeri, Eskili, Platoni, Hesiodi, Herodoti, Tukididi, Plutarku, Straboni, Pindari, Plini, Apollodor Tekniku, Polibi, Titus Libius, Stefan Bizanti, Eustathi etj… Disa prej këtyre emrave i përkasin periudhës së dytë, asaj Bizantine. Ndërsa në plejadën e Rilindjes Evropiane deri në ditët e sotme, kemi emra të shquar shqiptarë dhe të huaj si Jeronim de Rada, Dhimitër Kamarda, Shtjefën Gjeçovi, Perikli Ikonomi, Myzafer Korkuti, Skënder Anamali, Aleksandër Stipçeviç, Nermin Vlora (Falaski), Aristidh Kola, Mexhit Kokalari, Rasim Bedo, etj. Nga studiuesit e huaj le të përmendim: J.G.Fon Han, Edvin Jacques, Michael Grand, Nikolas Hammond, Robert Temple, Erik Von Daniken, Robert D'angely, Enzo Gatti, John Wilkes, Eduard Gibbon, Agnes Savill, dhe plot të tjerë, të cilët do t’i kujtojmë hera-herës gjatë këtij shkrimi. Por ata, të cilët do të mbajnë peshën e argumenteve të mija në subjektin e Dodonës, janë vetëm pak autorë. Për koincidencë dua të përmend Perikli Ikonomin, Rasim Bedon, Robert Temple, Raymond Moody, Erik Von Daniken, etj. Le të shikojmë tani se si po na afrohen gjërat.
 
NGA MAKSIM ZOTAJ  : Gazeta Metropol


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama