Me Naim Frashërin dheveprën e tij të plotë nis kolana "Visare të Letërsisë Shqipe" (VLSH), botim i sistemuar dhe me tekste të stabilizuara të letërsisë sonë të traditës. Krahas me botimin e veprës së Frashërit, në kuadrin e kolanës "Biblioteka e librit për shkollat", botohen edhe 8 libra të veçantë të tij që janë përfshirë në programet shkollore, të pajisura me parathënie e shënime. Këto vepra, të destinuara për nxënësit e shkollave dhe studentët dhe me çmime të reduktuara, janë: "Dëshira e vërtetë e shqiptarëve", "Ëndërrimet", "Katër stinët", "Qerbelaja", "Historia e Skënderbeut", "Bagëti e bujqësia", "Vjersha të zgjedhura", "Prozë e zgjedhur".
Stabilizimi i tekstit prej tekstologes Besa Vila është bërë mbi bazën ekritereve shkencore dhe me një koherencë të brendshme që shmang anarkinë e kritereve prej të cilave kanë vuajtur mjaft nga botimet e mëparshme. Në këtë mënyrë seria në gjashtëvëllime përfaqëson jo vetëm botimin më të plotë integral, por dhe më të saktë të veprës së Naim Frashërit, shoqëruar dhe me një parathënie e me shënime bibliografike, përgatitur nga Prof. Rexhep Qosja, çka e ndihmon lexuesin të ketë një përfytyrim përgjithësues për veprën e poetit, për rolin e saj në jetën e në kulturën shqiptare dhe për rrugën krijuese të këtij lëvruesi të madh të fjalës shqipe, të shkrimtarit që vuri themelet e letërsisë kombëtare e të shqipes letrare.
Marre nga : Gazeta Shekulli











