Çmimi FAIK KONICA
I jepet znj. Dhurata Shehri për librin “Koliqi mes malit dhe detit”, si punim monografik që nxjerr në dukje në mënyrë profesionale vlerat tekstore të njërit prej autorëve më të rëndësishëm të traditës moderne shqiptare.
(Botoi “Onufri”)
Çmimi PETRO MARKO
I jepet z. Henrik S. G për romanin “Metamorfoza e një brezi të humbur”, për aftësinë e spikatur tregimtare të përmasave të gjera realiste.
(Botoi “Ombra GVG”)
Çmimi MITRUSH KUTELI
I jepet shkrimtarit Mehmet Kraja për librin “Hija e qershisë në dritën e hënës”, si një prurje e dalluar rinovuese në prozën e shkurtër bashkëkohore.
(Botoi “Toena”)
Çmimi LASGUSH PORADECI
I jeper poetes Luljeta Dano për librin “Nëntë Trojat”, si risi për trajtimin me ndjeshmëri befasuese të motiveve mitologjike dhe ekzistenciale.
(Botoi “Ideart”)
Çmimi FAN NOLI
I jepet Romeo Çollakut për përkthimin e përmbledhjes “Tregime të zgjedhura. Autorë të shquar grekë të shekullit XX”, si arritje e nivelit profesional në vazhdën e traditës më të mirë shqiptare të përkthimit.
(Botoi “Max”)
Çmimi ISUF VRIONI
I jepet përkthyesit Eugenio Scalambrino, me mirënjohje për kontributin e vyer në përcjelljen italisht të prozës shqipe, të traditës dhe të bashkëkohësisë.
(Botoi “Bleveditore”)
Marre nga : Gazeta Albania











