Miss Tirana ne gare 19 vajza

Miss Tirana, në garë 19 vajza
Ideatori dhe producenti Alban Karabashi premton se "në këtë spektakël do të ketë shumë surpriza dhe të veçanta, duke filluar që nga skenografia, ndriçimi artistik, të sjella nga performanca e Festivalit Evropian".

Koreografia e ndërtuar nga Gjergj Bajrami dhe Linda Shllaku, synon të pasqyrojë elemente të traditës tiranase dhe ngjyrime bashkëkohore, mesdhetare e ballkanase.

Stiliste e aktivitetit është Majanda Pëllumbi, ndërkohë që pjesë e shfaqjes artistike do të jenë edhe videoklipet dhe etydet artistike të vajzave.

Marre nga : Gazeta Metropol

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama