Sic tradita e do, pas nje ceremonie apo prerje shiritash eshte nje vizite ne stendat e panairit, ajo qe e ka radhen. Dhe Topalli ka preferuar te mos humbase aspak kohe, duke qene me gjase edhe e para vizitore e panairit qe mori dhurate libra nga botuesit ne stendat e te cileve shkoi.
Ndersa Godo, ne fjalen e tij, theksoi: “Teknologjia e avancuar e ka shtrenguar librin, e sidomos, ne shohim me keqardhje, se bijte tane e nipat tane nuk kane te njejtin vullnet tonin, si dikur, per ta gdhire me nje liber. Nuk jam kunder tyre, por them se libri permban tere diturine e tyre dhe kete nuk ka kush ta zevendesoje”.
Ndersa me e madhja peshe i takon organizatoreve. Kryetari i Shoqates se Botuesve dhe drejtuesi i “Toena”-s, Fatmir Toci, gjate ceremonise se celjes kerkoi me shume mbeshtetje per librin.
Por s’mund te linte pa permendur vullnetin dhe pasionin e botuesve, qe kane mundur te mbajne gjalle edicion pas edicioni panairet, por edhe punen e pashperblyer te autoreve, qe gjithashtu i mban ne jete pasioni i tyre.
Por, ama, te gjithe keta mbijetojne, fale interesit ne rritje te lexuesit shqiptar dhe ky panair eshte nje hap me shume per te kthyer kryesisht te rinjte tek libri dhe tek dituria.
Marre nga : Gazeta Koha Jone











