Statujat me te famshme te njerezve te njohur ne bote

Statujat më të famshme të njerëzve të njohur në botë

Statuja e presidentit amerikan John Kennedy është gjithashtu një prej statujave më interesante. Ajo e paraqet atë në një moment krejtësisht intim, në rolin e babait të që mban për dore të birin. Kjo skulpturë është krijuar nga një foto identike, e cila u bë shumë e famshme për shkak të butësisë e atmosferës që përçonte. Por edhe statuja e Krishtit në Rio De Zhaneiro është padyshim një prej statujave më të famshme në botë. Ajo është kthyer tashmë në një ikonë të kryeqytetit brazilian dhe më 7 korrik të këtij viti ajo u përfshi në listën e shtatë mrekullive të reja të botës. Por statujat e dy britanikëve, mbretëreshës Elizabeta II në kalin “Burmese” e vendosur në Kanada dhe ajo e shkrimtarit të madh Shakespeare në parkun e Nju Jorkut nuk mbeten pas për sa i përket rëndësisë dhe veçantisë.

John Kennedy

¨    Vendndodhja: Rapid Siti, Dakota e Jugut, SHBA

¨    Presidenti amerikan John F. Kennedy duke ecur përdore me djalin e tij.

¨    Statuja është marrë nga një foto e njëjtë që përshkruhet si një nga momentet më të ngrohta të jetës familjare të Kennedy-t.

........

Mbretëresha e Anglisë, Elizabeta II

¨Vendndodhja: Kanada

¨Statuja e bronzit është punuar në nder të 50 viteve të mbretërimit të Elizabetës II.

¨Fondi për ndërtimin e kësaj statuje ishte 50 mijë dollarë.

........

 Pjetri i Madh

¨Vendndodhja: Moskë, Rusi

¨    Statuja është punuar nga skulptori Zurab Tsereteli dhe ka përfunduar në vitin 1996.

¨    Kjo është një prej statujave më të larta në botë.

........

William Shakespeare

¨Vendndodhja: “Central Park”, Nju Jork, SHBA

¨Kjo statujë është krijuar nga skulptori i famshëm amerikan, John Quincy Adams Ward.

¨Statuja është një ndër pikat më të vizituara në parkun e famshëm të Nju Jorkut.

........

Stalini

¨Vendndodhja: Gori, Gjeorgji

¨    Statuja e fundit origjinale e Stalinit

¨    Statujat e Stalinit u përhapën në gjithë Evropën lindore nga viti 1930-’50.   

........

Vladimir Lenin

¨Vendodhja: Dallas, Teksas, SHBA

¨Statuja është interesante për faktin se ndodhet përpara një restoranti “McDonald’s”.

¨    Në gjithë botën janë ndërtuar më shumë se 60 statuja të Leninit

........

Statuja e Krishtit

¨Vendndodhja:
Rio De Zhaneiro, Brazil

¨Kjo statujë e
gjatë 39.6 metra është kthyer në simbol të kryeqytetit brazilian.

¨Në 7 korrik
2007 kjo statujë u emërua një prej shtatë mrekullive të reja të botës. 
 
 T. O. : Gazeta TiranaObserver


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama