Perspektiva te erreta per baletin modern

Perspektiva të errëta për baletin modern

Arsye e mjaftë, për të ndriçuar situatën e teatrit koreografik në Gjermani. Psh në Bon. Aty kërcimtarja 63 vjeçare Suzane Linke është krahas Pina Bausch-it një ndër protagonistet kryesore të skenës. Edhe për pak kohë është kështu, sepse ansambli i saj u mbyll dhe më e keqja në Bon vitin e ardhshëm nuk do të ketë më degë kërcimi. Në pjesën e saj të fundit koreografike Suzane Linke bën temë këtë perspektivë të erret. Nis me një provë baleti. Ushtrime për t´u nxehur para pasqyrës, dëgjohen tone pianoje. Gjithnjë e më shumë kërcimtarë mblidhen në kërcejnë në sallën e baletit. Me lëvizje të thjeshta po shumë të buta një ansambël prej 15 vetësh të tërheq ta shikosh. Krahë që ngrihen lart, një këmbë që bën piruetë, një këmbë që ngrihet lart dhe rrotullohet.

Pastaj vjen një juri e veshur me kostume dhe ulet në tavolina. Balerinët kërcejnë. Bëhet vlerësimi i secilit, me një ngritje supesh përjashtohen të gjithë. Në skenën tjetër kërcimtarët protestojnë kundër politikës ndaj baletit të intendatit të Bonit, Klaus Weise, i cili ndahet në fund nga koreografi i tij Kresnik dhe synon ta mbulojë këtë dege në Bon me ansamble të ftuar nga qytete të tjera.
Atmo

Më vonë në idilin e kërcimit hyn agjitimi i botës së bisnezit. Ansambli paraqitet me veshje gri bisnesi. Gratë ecin në skenë, pijnë ekspreso dhe mbajnë në vesh celularët. Dikur ngrihen nga karrigat dhe kercejnë, sikur t´i kishte kapur dëshira për të kërcyer jashtë çdo rregulli. Cdo gjë del jashtë kontrolli, trupat përplasen fort për tokë. Prapa tyre lëviz një muzë e thyer me rrobë nusjeje kuq e bardh me thikë në dorë pas trupave të drithëruar të biznesmenëve. Në fund kërcimtarëve pushimi nga puna u sërviret nga një homo ekonomikus si liri e re. Zogjtë fluturojnë në sfond. Së shpejti do të jenë të lirë. Së shpejti ky është realitet, sepse kërcimtarët e shkëlqyer thuajse 50 vjeçarë të Kresnikut nuk do të kenë më punë pas vitit 2008. Dramaturgja Sabine Beck e ka shoqëruar Susane Linke-n rregullisht që prej vitit 2002.
"Gjermania ka qenë bastion i kërcimit dhe tani siç duket ka tendencën, ta humbasë këtë status.

Duke hequr dorë, nga diçka, që ka qenë e veçantë në skenën kulturore."
Gjermania konsiderohej si eldorado për kercimin bashkëkohor. Para disa vjetesh thuajse çdo teatër në qytete kishte teatrin e tij koreografik. Nuk ka vend, në të cilin të punonin më shumë kërcimtarë dhe koreografë të huaj. Por kjo po ndryshon ngadalë. Në fakt me nderprerjen e punës së Kresnikut në Bon shpërndahet një nga teatrot e fundit koreografikë të mbetur. Kërcimi bashkëkohor është një degë delikate. Koreografët si Joachim Schlëmer përpiqen ta ndalojnë ndërprerjen e kërcimit në Freiburg dhe Heidelberg, por keto përpjekje nuk mund të pengojnë dot rrezikun para të cilit ndodhet kercimi në Gjermani. Atë mund ta ndihmonte vetëm një strukturë që e mbështet financiarisht, siç ka në Francë dhe në vendet e Beneluksit. Gjermania duhet të ndryshojë mendim. Përndryshe koreografet e mëdha si Susane Linke do t´i përkasin shpejt së kaluarës, sepse do të emigrojnë jashtë shteti.

Dorothea Marcus : Dw-World.de
 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama