Ndrenika rikthehet pas 45 vjetesh ne Festivalin “Skampa”

Ndrenika rikthehet pas 45 vjetesh ne Festivalin “Skampa”

Tradita vazhdon edhe ne kete edicion te nente. Ndonese me shume veshtiresi financiare, cka solli edhe reduktimin e trupave qe qene parashikuar te merrnin pjese, plot 16 te tilla, ai u reduktua ne 9 shfaqje. Festivali u cel me shfaqen “Njeriu qe pa vdekjen me sy”, vene ne skene nga teatri “Skampa”. Artisti i Popullit Robert Ndrenika u shpreh pas shfaqjes se “eshte emocion i vecante t’i rikthehesh nje roli si ky pas 45 vjetesh ne te njejten skene, por vec une, i asaj kohe, dhe sot ne nje shfaqe te re me njerez te rinj”. Presidenti i Festivalit Qazim Sejdini u shpreh se “evenimenti eshte kthyer ne tradite ne Elbasan, ne qytetin qe e do artin dhe teatrin”. Sejdini siguroi se Bashkia ne programet e saj do te mbeshtese teatrin per te gjitha projektet. “Ftoj te gjithe artistet dhe regjisoret qe te vijne dhe te japin shfaqe ne kete qytet sepse skenen do ta kene gratis”. Adonis Filipi, drejtor i Festivalit “Skampa”, vlereson se, “kete vit festivali, i cili mbyllet me 30 tetor prezantohet jo vetem ne anen klasike te tij, qe do te thote jo vetem ne skene, por dhe ne hapesira publike, ne salla alternative, ne Tirane apo Elbasan, si dhe ne qendra te trashegimise kulturore”. Fatos Salliu

Trupat pjesemarrese:

Teatri “Skampa”- “Njeriu qe pa vdekjen me sy”

“Teatri i Ri”- “Udhetimet e Lizes”

Teatri i Selanikut- “Mister Bufo”

Studio teater ATK- “Duke pritur te henen”

Teatri Kombetar i Maqedonise- “Vetmia e fushave te pambukut”

Teatri bullgar i Pantomimes- “Homo Ludens”

Teatri “Maria Filoti” i Brailas- “Drejt si nje vije”

Teatri Kombetar- “Berberi i Seviljes”

Teatro Lece & Teatri i Ri- “Backet suit”

Marre nga : Gazeta Koha Jone

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama