Këto grupe erdhën në këtë Fest Folk të Valles Dyshe të trashëguar ndër breza nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi. Aktiviteti ishte parashikuar nga ana e organizatorëve që të zhvillohej në sheshin qendror të qytetit të Librazhdit, por moti i keq i detyroi mikpritësit që aktiviteti të zhvillohej në kinoteatrin e qytetit. Hapjen e festivalit e bëri grupi folklorik i Urës Vajgurore, që në edicionin e katërt ishte fitues i çmimit të parë. Ish-deputeti Azgan Haklaj, me statusin e kryetar të Unionit Artistik Kombëtar Shqiptar, njëkohësisht edhe sponsorizues privat, i dha medaljen koreografit dhe mjeshtrit të madh Sadi Halili, i cili është edhe ideator i këtij festivali. Në përfundim të evenimentit, ansambli "Mitrovica" nga Kosova u nderua me çmimin e parë. Ansambli "Zall Dardhë" i Dibrës u nderua me çmimin e dytë, ndërsa ansambli "Rugova" po nga Kosova, u nderua me çmimin e tretë.
Marre nga : Gazeta Shqip











