Heinrich Heine nis tetorin gjerman

Heinrich Heine  nis tetorin gjerman

Orkestra drejtohej nga dirigjenti shqiptar, Desar Sulejmani, dhe ofroi për publikun pjesë nga repertori i zgjedhur i muzikës operistike të këtij vendi. Por mes tyre ishte dhe një vepër shqiptare, pikërisht suita e plotë 7-kohëshe nga baleti "Delina", e kompozitorit Çesk Zadeja.

Mbrëmja e djeshme ka ofruar një udhëtim në pjesët më të zgjedhura të kulturës së këtij vendi, nën interpretimin e shkëlqyer të instrumentistëve të kësaj orkestre të njohur. Dirigjenti dhe pianisti Sulejmani rikthehet në Tiranë pas koncertit të 14 shtatorit me Orkestrën Simfonike të RTSH-së, ku interpretoi për herë të parë pjesën "Polowetzian dances" nga "Princ Igor", si dhe dy pjesë të tjera: Simfoninë Nr. 3, "Rhenische" të Schuman dhe "Rapsody in blue" nga Gershwin. Sot, kjo orkestër e Dyseldorfit do të interpretojë në skenën e teatrit "Migjeni", në qytetin e Shkodrës. Kjo pasi javët e kulturës gjermane nuk do të shtrihen vetëm në Tiranë, por dhe në qytete si Shkodra, Pogradeci, Korça dhe Elbasani. Ditët e kulturës gjermane do të vazhdojnë deri më 20 tetor dhe do të ofrojnë për publikun shqiptar pjesët më të zgjedhura nga kinemaja, teatri apo libri.

Marre nga : Gaeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama