Koncert per legjenden se muzikes lirike Maria Callas

Koncert për legjendën së muzikës lirike Maria Callas

Zëri i Callas është quajtur “Zë i rrallë” për tre veçoritë
e regjistrit të saj. Për nder të sopranos me zë hyjnor, salla e Odeonit në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori” organizon sot koncertin kushtuar Legjendës së muzikës lirike Maria Callas. Koncerti i organizuar nga Radio Televizioni Shqiptar, Orkestra Simfonike 2007 -2008, për atë që u quajt këngëtarja lirike më e madhe e shekullit të kaluar, bëhet edhe në bashkëpunim me fondacionin Dora D’Istria dhe QNK “Arbnori”, të cilët mbledhin së bashku në orën 19:00 sopranot: Suzana Frashëri, Irini Nikolla dhe Ramona Tullumani. Dirigjenti artistik i këtij koncerti është Alqi Lepuri (artist i Merituar), ndërsa Drejtor Artistik Edmond Zhulali.

Kush ishte Maria Callas ?
Emri i saj i vërtetë ishte Çeçilia Sofia Ana Maria Kalogeropoulou, ndërsa emri i saj në art ishte Maria Callas. Ajo u lind në 2 dhjetor 1923 dhe vdiq më 16 shtator 1977. Emri i kësaj vajze greke që nga vitet ’40- ’60-të u kthye në një yll që pushtoi të gjitha skenat më të mëdha të botës. Callas është konsideruar si nga kritika muzikore ashtu edhe nga publiku, si këngëtarja lirike më e madhe e shekullit të kaluar. Është quajtur “Diva”.


Zëri i Callas është quajtur “Zë i rrallë” për tre veçoritë e regjistrit të saj. Për notat e gjoksit, të fuqishme si të një baritone me një efekt dramatik, notat e mesit ishin të jashtëzakonshme dhe tingull të lartë personal – pjesë e oboes, e klarinetës. Regjistri i lartë ishte si i një sopranoje me nota shumë të larta, mund të shkonte deri në stratosferë. Një zë hyjnor që kur e dëgjon ende të emocionon. Vitet e fundit të jetës Maria i kaloj në Paris e vetmuar, ku edhe vdiq më 16 shtator 1977. Ka kënduar të gjithë autorët klasikë si p.sh: “Nabucco” e Verdit, “Il Travatore” nga Verdi, “Aida” e Verdit, “Norman” e Bellinit, “Macbeth” e Verdit, Bellini “I puritani“, Mascagni “Cavaleria rusticana”, Puccini “Tosca”, “Cherubini” Medea e Leonard Bernstein, Leoncavallo “Pagliacci”, Spontini “La vestale”, Verdi “La Traviata”, Verdi “Rigoletto”, Donizzeti “Lucia di Lammermoor”, Pucini “LA Bohem”, Verdi “Un ballo in maschera”, Rossini “Barbiere di Seviglia”. Karmen e Bisel ishte opera e vetme të cilën ajo nuk e luajti në skenë.

Alqi Lepuri, dirigjent (artist i Merituar)
Ka kryer studimet në Institutin e Lartë të Arteve për dirizhim në klasën e Prof R.Teqja (artist i Popullit) për specialitetin simfoniko-operistik. Ka drejtuar koncerte me formacionet e këtij Instituti si dhe me formacione profesionale si orkestra e TKOB dhe Orkestra e RTSH: Në vitet 1979 -1992 punon si dirigjent i Ansamblit të Ushtrisë dhe realizon një numër të madh koncertesh në të gjithë Shqipërinë, njëkohësisht bashkëpunon me TKOB dhe me ORTSH. Aktualisht është pedagog i katedrës së Dirizhimit në AAB nga ku shumë studentë të tij bëjnë aktivitet të spikatur dirizhorial brenda dhe jashtë vendit. Për kontributin e tij në fushën e muzikës është vlerësuar me titullin “Artist i merituar”.


Suzana Frashëri – Soprano
Soprano soliste. Ka kryer studimet në degën e kantos në Institutin e Lartë të Arteve në klasën e prof. Gjon Athanas dhe prof. Julian Bajesu. Më pas ka kryer studimet pasuniversitare në konservatorin e S. Ceçilias në Rom me Prof. Valerio Paperi. Ka një karrierë të gjatë artistike dhe aktivitet brilant koncertal duke filluar nga Ansambli i Ushtrisë RTSH. AAB kur përfshihen koncerte në skenat e vendit dhe në skena të ndryshme si në Itali, Greqi, SHBA, Slloveni, Izrael, Pakistan, Maqedoni etj. Është fituese e shumë çmimeve në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare. Aktualisht është pedagoge e kantos dhe shefe e katedrës së kantos në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë.

Irini Nikolla – Soprano
Soprano, diplomohet në AAB në vitin 1989. Atashohet pranë Teatrit të Operas dhe Baletit ku bën të mundur interpretimin e shumë roleve operistike. Ka qenë pjesëmarrëse në shumë konkurse dhe në aktivitete ndërkombëtare si Rumani, Maqedoni etj. Ka dhënë koncerte me ftesë të Dhomës së Akademisë Zosimea në ’93, Koncert në Sofie ’95, Palermo ’96, dhe në Taranto. Ndër rolet më të spikatur të saj kanë qenë në operat “Kavaleria Rustikana” – Santuca “Rigoleto – Kontesha Cepranos. “Trovatore” – Inesi. “Toska” - Toska. Norma – Adalgise. Il sinor Bruscino – Mariana dhe në operën Boheme – rolin Mimisë. Në operën shqiptare “Maleve për liri” – zonja Cure etj. Aktualisht jep kontributin e saj dhe si pedagoge pranë Akademisë së Arteve.


Romena Tullumani – Soprano
Soprano soliste. Aktualisht është studente në AAB – Tiranë. Qe herët ka nisur aktivitetin koncertor duke u bërë pjesë në interpretimet e saj krahas këngëtarëve tanë Lirike.Ka interpretuar duke shfaqur talentin e saj interpretativ dhe teknik në koncertet tashmë të njoh ura për publikun shqiptar atë të “Tre tenorëve” në Tiranë dhe në disa vise shqiptare jashtë kufijve. Shquhet për elegancë dhe timbër të veçantë vokal.
 
Fatmira Nikolli : Gazeta 55
  

 
 
  


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama