Një koncert i madh për paqen në kuadër të aktiviteteve, ku morën pjesë Orkestra Filarmonike e TKOB si edhe artistë të filarmonisë shqiptare. Kori i madh i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit të Shqipërisë, artistë të teatrit të Maqedonisë dhe artistë të rinj nga Kosova, Austri, Anagnosti (Artiste e Merituar), solistët Marjana Leka (Shqipëri), aktorja Roza Anagnosti (Artiste e Merituar), solistët Marjana Leka, Adrian Xhema, Mjeshtër Kori në këtë koncert ishte Suzana Turku dhe mes gjithë këtyre artistëve ishte edhe Manjola Konjari. Ajo ka mbaruar Akademinë e Arteve, atëherë Instituti i Lartë i Arteve, në vitin 1988, me pedagoge Shpresa Nishanin dhe Rajmonda Dabullën dhe është emëruar soliste në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ajo është e bija e një artisti të shquar të Teatrit të Operas dhe Baletit, Vilhem Konjari dhe trashëgoi prej tij dëshirën dhe dashurinë për artin klasik. Që kur shoqëronte babain në shfaqjet dhe premierat e viteve 1960-70, i lindi pasioni dhe dëshira për tu bërë pjesë e magjisë së artit dhe pushtetit të tij. Konjari, në fakt vjen nga një familje artistësh, sepse edhe Suela Konjari, motra e Manjolës, është një aktore e njohur dhe mjaft aktive në skenën e Teatrit Kombëtar. Konjari e ka filluar karrierën e saj me role të tilla si Flora tek “Traviatta”, Nëna Luccia tek opera “ Kavaleria Rustikane”, Marjana tek opera “ Sinjor Bruschino”, Stasi tek “Princesha e Çardashut” për të arritur më vonë tek rolet e mëdha si Madalena tek opera “Rigoletto”, Mara tek opera “ Mrika ”, Azurçena tek opera “Trovatore”, Carmen tek opera “Carmen”, Suzuki tek “ Madam Butterfly ”, Ulrika tek “Ballo me maska”, Amneris tek grandopera “Aida”, etj, etj. Përveç pjesëmarrjes dhe interpretimeve të ndryshme në opera të rëndësishme, interpretime këto të suksesshme, Mexosopranoja Manjola Konjari ka marrë pjesë edhe në koncertet simfonike siç është Simfonia e 9 e Beethovenit, rekuiem i Moxart, Mesia e Hendel, etj.
Rolet e Manjolës
Interpretuese e dhjetave roleve, Manjola Konjari është një ndër mexosopranot më të suksesshme në vend. Në cv-në e saj artistike numërohen role të ndryshme, karaktere të ndryshme të autorëve të ndryshëm por, nga interpretimi i Konjarit kanë marrë etiketën, role të suksesshme. E megjithë gamën e gjerë të roleve, ajo shprehet se secili rol është i veçantë për të sepse secili ka vështirësitë e veta vokale dhe interpretative të ndryshme . megjithatë disa prej roleve, Manjola Konjari do t’i veçonte. “ Do të veçoja disa prej tyre që kanë qenë edhe rolet më të vështira, por për mua , rolet më të vështira janë edhe rolet më të bukura dhe më të dashura. Kjo ndodh për shkak të punës dhe përkushtimit që ka nja artist për një rol të vështirë”, -thotë Konjari. Mexosopranoja shprehet se ka punuar më shumë për rolet e Carmenit, Amnerisit dhe Azuçenës sepse këto tre role përfshijnë tërë vështirësitë e karaktereve të ndryshme, duke filluar që nga lirizmi i thellë e deri tek dramaciteti më i fortë. E gjithë kjo e bën një këngëtare të ndjehet e realizuar.
Projektet, së shpejti një koncert
Sigurisht për solistët e suksesshëm edhe planet nuk mungojnë, ku përveç planeve të sezonit, ka sigurisht edhe plane ekstra, që janë edhe surpriza për publikun, një ndër këta solistë të suksesshëm është edhe mexosopranoja Manjola Konjari e cila e zbuloi për ne një pjesë të surprizës së saj, një surprizë kjo që ajo e ka ndarë vetëm me miqtë e saj më të ngushtë. Ndër planet e saj të ardhme përveç shfaqjeve të sezonit, për të cilat ajo shprehet se do të marrë pjesë tek ato shfaqje që do kenë nevojë për mexosoprano, ajo do të organizojë një koncert. “Koncerti që unë dua të organizoj është pak a shumë i një lloji të veçantë. Nuk dua të jetë një koncert i zakonshëm i mbushur vetëm me arie, por dua që të ketë edhe këngë napolitane për shembull. Pra larg të zakonshmes, jo vetëm klasike. Në këtë koncert do të kem të ftuar miqtë e mi, si Irini Nikolla, etj. Por , e gjithë kjo është akoma një surprizë, një plan për të ardhmen”, - rrëfen këngëtarja.
Një vit i suksesshëm për TKOB
“Ky vit ka qenë një vit mjaft i veçantë për Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit sepse premierat kanë qenë të njëpasnjëshme dhe puna ka qenë e madhe e provat të shumta”, -shprehet Manjola Konjari. Sipas mexosopranos, e cila aktualisht punon pranë TKOB, vizioni i vënies së artistëve në skenë është i gjerë me një gamë të madhe artistësh duke bërë që artistët të ndjejnë veten gjithmonë në formë. Çdo artist ka nevojë të marrë kënaqësinë e duartrokitjeve së spektatorëve dhe kjo është limfa vitale për artistin.
Për sa i përket së ardhmes ajo do të donte të merrte pjesë në operën “Favorita” të Donixetit, në rolin e Leonorës, sepse ky është një ndër rolet që ajo nuk ka interpretuar asnjëherë. Por ajo shprehet se do t’i pëlqente që të rivihej në skenë edhe opera “Trovatore”.
Veprat e vëna në skenë
Vihet re që në skenën shqiptare, ndër premierat dhe shfaqjet që vihen në skenë, veprat e autorëve të huaj, dominojnë mbi veprat e autorëve shqiptarë. Në lidhej me këtë temë mexosopranoja Konjari shprehet se edhe pse në skenë e TKOB janë vënë vepra të huaja, nuk kanë munguar as veprat shqiptare. “Para grandeoperës “Aida”, në skenën e TKOB është vënë Migjeniana, baleti “Lumi i vdekur” dhe mund të vihet edhe “Lulja e Kujtimit” në nëntor. Po ku ndihet më mirë Manjola, në interpretimin e veprave të huaja apo shqiptare? “Kur interpretoj në operat shqiptare kam kënaqësinë që ajo ka muzikën shqiptare, muzikën time dhe interpretohet në gjuhën shqipe, dhe me këtë tregohen edhe vlerat e muzikës shqiptare. Ndërsa veprat e huaja janë vepra që i kanë rezistuar shekujve dhe bëjnë pjesë në atë që quhet muzika klasike.
Fatmira Nikolli : Gazeta 55











