Nëse Saimir Strati do të kualifikohet sot si fitues i rekordit Guiness, ai mund të vendosë një tjetër rekord Guiness për vendosjen e këtij rekordi për të dytin vit radhazi. Pasi u shpall vitin e kaluar si fitues i çmimit të rekordeve Guiness për mozaikun e Da Vinçit më të madh në botë me gozhdë, sot në sallën e Odeonit në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori”,do të bëhet ceremonia për vlerësimin e tentativës për rekordin Guiness të mozaikut më të madh në botë, me kruajtëse dhëmbësh realizuar nga Sajmir Strati. Tentativa e dytë
Është tentativa e dytë për rekordin Guiness pas mozaikut të vitit të kaluar, ku Strati arriti të klasifikohet si mbajtës i rekordit Guiness. Ndërkohë që edhe kësaj radhe Saimir Strati pretendon që të vlerësohet në të njëjtën mënyrë me atë të vitit të kaluar, rekordin Guiness. Tentativa e dytë për rekord Guiness për 2007 ka filluar me 27 korrik dhe do të përfundojë pikërisht sot. Artisti ka punuar në mënyrë intensive për 40 ditë me radhë, mesatarisht 12 orë në ditë.
Përmasat
Vepra përmban 1.5 milion kruajtëse dhëmbësh dhe ajo që e bën rekord këtë punim është dimensioni i saj i madh, 2-metër gjerësi dhe 4 metër gjatësi. Subjekti është i një kali, “pa fre” dhe i dedikohet gjeniut vizionar arkitektit Antonio Gaudi. Brenda gjithë strukturës gjendën element të arkitektit të lartpërmendur, që e bëjnë atë interesante. Për vlerësimin e kësaj tentative për rekordin Guiness, në Shqipëri do të mbërrijë Andrea Bamfi me atributin e Kryetares së Gjyqtarëve në rekordin Guiness. Që në fillesat e punës së Z. Strati për këtë mozaik, është përcjellë me interes nga agjencitë prestigjioze Rojters. AFP. BBC etj. Gjithashtu, të ftuar do të jenë të ftuar njerëz të artit, kulturës dhe politikan.
T.O. : Gazeta Tiranaobserver











