Lamtumire Francisco Umbral

Lamtumire Francisco Umbral

Një prej shkrimtarëve më të njohur spanjollë, Francisco Umbral, u nda nga jeta mbrëmjen mes të hënës dhe të martës, nga një atak në zemër. 72-vjeçari Umbral ishte një personazh potent në jetën intelektuale spanjolle dhe një kritik i njohur i realitetit. Mediat spanjolle e kanë përcjellë me trishtim humbjen e tij, si një humbje jo vetëm për letërsinë e këtij vendi.

Francisco Umbral u lind në Madrid në vitin 1935. Ishte fëmijë jashtëmartesor, kështu që distanca me nënën dhe indiferenca e saj gjatë fëmijërisë, por edhe humbja e fëmijës së vetëm, do ta përcillnin gjatë gjithë jetës, duke e bërë të jetonte një vuajtje të vazhdueshme që do të reflektohej edhe në librat e tij. Publikoi më shumë se 80 libra në mesin e të cilëve "A Mortal Spring"(1975) dhe "Spain as an Invention"(1984) dhe fitoi shpërblimet më të mëdha të letërsisë spanjolle, "Principe de Asturias" (1996) dhe "Cervantes"(2000). Shpesh i përshkruar si një nga shkrimtarët më të shquar të prozës spanjolle të shekullit XX, Umbral shquhej edhe për gjuhën e tij stilistike, sensin e humorit dhe ironinë.

Marre nga : Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama