Ornela Vorpsi Udhetimi i gjate nga Parisi ne Sarajeve
- Botuar: 19 vite më parë
- Shkruar nga:
Kur tregohet në një roman, zakonisht niset nga fundi: për caktohet fati i tij mbi bazën e përgjegjshmërisë për atë që jemi dhe në këtë rezultat, për shkak të koherencave dhe inkoherencave matet i gjithë përshkrimi i rrëfimit. Ornela Vorpsi, shkrimtarja që nuk i ka mbushur akoma 40 vjetët, lindur dhe rritur në Shqipëri e që më pas ka emigruar fillimisht në Itali e pastaj në Francë, duket se bën të kundërtën. Mund të thuhet ndoshta e pandërgjegjshme ajo rrëfen copëzat e jetës duke i mbivendosur, që ndoshta edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë lidhje me të. Dhe këto janë i janë kthyer si ushtrime të përditshme që duhen nisur nga e para, madje edhe ditë për ditë. Shqiptarja shkruan në italisht dhe në këtë gjuhë eksperimenton përhumbjen e madhe- që nuk është vetëm gjuhësore, por edhe psikologjike e në disa raste edhe antropologjike, fenomen i përshkruar vite më parë nga Deleuze dhe Guattari kur flisnin për Kafkën.
Ajo zbulon pjesët e jetës së saj në një kostelacion emrash e personazhesh femërore që kushtëzohen nga përdorimi në shumës i tyre, por më pas ajo e rigjen veten dhe rikthehet si një treguese dhe gjykuese e ngjarjeve. Pastaj bën që të reagojë në çdo faqe të librit të saj çdo gjest të pranishëm, me një ndjenjë thuajse adoleshenteske që i kundërpërgjigjet zhvillimit të tregimit. Në romanin e saj të emigrimit, "Il paese dove non si muore mai"(vendi ku nuk vdiset kurrë, i botuar në vitin 2004 në Francë e pastaj në 2005 në Itali nga "Einaudi"), shumë karaktere imponoheshin me forcën e një kompozimi në gjendje të fshehtë: vitet shqiptare të autores vinin përmes një narrativiteti rrjedhës, në të cilin vogëlushja e evokuar nga treguesi gjatë fazave të ndryshme të rritjes së saj ndryshonte shpesh emër dhe kontekst, duke mbetur po i njëjti personazh. Por kjo rrjedhshmëri, që diku shfaqet groteske, më pas tragjike e deri edhe e mbushur me një lirizëm esencial, është aq e gjatë sa pjesët mund të ishin pjesë e një shtrati të vetëm, por në fakt ato mund të qëndrojnë shumë mirë të veçuara dhe si të përhumbura.
Ndërsa gjuha e përdorur nga Vorpsi, e pasur me aq shumë mospajtime dhe fortësi, përgjithësisht të panjohura për italishten, gati-gati e fut autoren në një nivel ekspresionist. Libri i saj i ri, që doli këtë vit nën botimin e "Einaudi"(La mano che non mordi,(Dora që nuk kafshon", konfirmon dhe njëkohësisht përcakton koordinatat e të parit: ekspresionizmi gjuhësor është gjithandej, madje është më i dëshiruar, më i vëzhguar, ashtu siç është i pranishëm edhe fragmentizmi, shpërndarja e rrëfimit në disa pjesë të vogla të pavarura, e ndonjëherë edhe shumë të kuptueshme në aftësinë e tyre prezantuese. Por në ndryshim me librin e parë ndryshon jo pak struktura.
Nëse më parë shtrati i përgjithshëm në të cilin vendoseshin ngjarjet ishte pothuajse inekzistent, tashmë është i furnizuar nga një udhëtim që protagonistja shqiptare (këtë radhë egoja e autores është e stabilizuar dhe e njohur) bën nga Parisi në Sarajevë për të gjetur një mik i cili vuan nga një depresion i rëndë. Rikthimi në Ballkan i gjeneron ndjenja të kundërta, nostalgjie, por edhe të huaja, të qetësisë, por edhe të ndarjes, në një rrëmujë që shumë shpejt e bind të kthehet në Paris më parë se sa e kishte parashikuar. Tashmë për të shprehur gjendjen e një "të huaje të përkryer": e huaj në Ballkan, e huaj edhe në Francë. Në këtë turbullim të saj ndihmojnë jo në mënyrë indiferente kujtimet shqiptare që i grumbullohen në mendje, kujtime fëmijërie, të adoleshencës, që shkatërrojnë portrete të papritura dhe të palidhura, personazhe që pushtojnë e shumta dy faqe dhe pastaj zhduken.
Tani, pjesët e lidhura në një strukturë që i përfshin të gjitha, ngjajnë më shumë me një rikthim në të shkuarën se sa fragmente. Nëse "në vendin ku nuk vdiset kurrë" nuk kishte pothuajse fare dallueshmëri mes së shkuarës dhe së tashmes(ose më mirë të gjitha ngjarjet dukej se mbinin në një realitet të pranishëm), në romanin e ri, është pikërisht realiteti tjetër që kushtëzon lindjen e kujtimeve të së kaluarës: ai fat që më parë ishte i paparashikueshëm, tashmë merr formë, qoftë në portretet e mbyllur të "së huajës", ashtu edhe në personazhin-unë, në ndërtimin e së cilit autorja shkon drejt epifanizmit. Udhëtimi i përshkruar deri këtu nga Vorpsi ka gjetur yllin e tij polar në kërkimin e identitetit, i një mënyre për të qëndruar në botë dhe është një i ecur, që nisur nga thellësitë psikike dhe ekspresive që ka zbuluar në këtë kërkim, hap horizonte me perspektivë të shndritshme.
Stefano Gjovanardi : Gazeta Shqiptare