Kontakti i gazit të rrjedhur nga bombola me nxehtësinë e sobës me dru është bërë shkak për shpërthimin e djeshëm në fshatin Beragozhd të Pogradecit, ku u plagosën 24 persona.
Ky është përfundimi i Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial, pas verifikimeve në vendin e ngjarjes.
Sipas ISHTI-t, në lokalin ku ndodhi shpërthimi ndodheshin 6 bombola gazi dhe bombola, e cila ishte e vendosur poshtë banakut të lokalit, ishte jashtë standardit.
Ky inspektorat njofton se do të monitorohen të gjitha tregjet për bombolat e gazit dhe do të merren masa të ashpra për shkelësit e ligjit.