Largimet nga puna Basha Do punesojme juristet tane

Largimet nga puna, Basha: Do punesojme juristet tane

Kandidati për kryetar i PD-së, Lulzim Basha, ka prezantuar platformën e tij për drejtimin e PD, në  Tropojë, Has, Rrëshen dhe njësinë  bashkiake numër 2, në Tiranë. Basha e ka cilësuar mentalitet antishtet konkursin e hapur nga Edi Rama, për punësimin e militantëve në  website-n e PS-së dhe një rast të  paprecedentë në botën demokratike. Basha ka paralajmëruar angazhimin e juristëve më të mirë në  vend, për të mbrojtur çdo punonjës  që do të largohet në mënyrë abuz-ive nga puna. “Partia Demokratike  do të të faturojë çdo ditë, përmes  një rrjeti juridik, të gatshëm jo  vetëm të evidentojmë, por të provojmë me fakte para çdo gjykate  padrejtësitë e këtyre vendimeve, t’i  kthejë ato në konsekuenca ligjore,  për rikthim në punë, konsekuenca financiare për dëmshpërblim dhe më  pas është detyra jonë t’i kapitalizojmë si konsekuenca politike, për të  shkurtuar ditët e kryezullumqarëve”  – theksoi z. Basha.

Kandidati për postin e Kryetarit të  Partisë Demokratike Sokol Olldashi,  udhëtoi drejt Dibrës për të prezantuar  platformën e tij. Olldashi pati takime  intensive me anëtarë dhe simpatizantë në Peshkopi, Maqellarë, Burrel,  Bulqizë dhe në Klos. Në referencë të  paketës për ristrukturimin e Partisë  Demokratike, Olldashi kërkoi kthim-in e aktivistëve të Partisë në një  institucion të mirëfilltë, duke sjellë  në vëmendje se gjatë qëndrimit në  mazhoracë, PD-ja zbehu lidhjen me  militantët. “Instanca më e rëndësishme në Partinë Demokratike,  nëse ne duhet të rikthehemi shpejt në shumicë duhet të jetë anë-tari i thjeshtë i Partisë, militanti, të  cilit nuk i dimë emrin.

Në qoftë se,  ne nuk institucionalizojmë anëtar-in e Partisë si hallkën më të rëndësishme tonën, do të kemi probleme  serioze. Gara brenda partisë është  një proces që duhet të fokusohet  më shumë në ringritjen e Partisë  Demokratike, të kësaj strukture gjigante me bilancin e arritjeve më  të suksesshme ne vend në këto 23  vite”, tha Olldashi. Gjatë bashkëbisedimeve me demokratët në Burrel  dhe në Bulqizë, Sokol Olldashi foli për  aksionin opozitar të përqendruar në  mbrojtjen e administratës dhe mbrojtjen e biznesit nga taksa progresive.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama