Historia e shqiptarit qe u denua pa drejtesisht per vrasje

Historia e shqiptarit qe u denua pa drejtesisht per vrasje
Një shqiptar që jeton në Angli ka fituar një dëmshpërblim pasi u akuzua gabimisht për vrasje në Itali. Edmond Arapi pasi u arrestua u mbajt në burg për disa javë. 31-vjeçari i cili ka shkuar ilegalisht në Britaninë e Madhe në vitin 2000 u shpall fajtor në mungesë për një vrasje të ndodhur në Genoa dhe u dënua me 16 vjet burg. Vendimi është përshëndetur si një paralajmërim për gjyqtarët dhe prokurorët në të gjithë Evropën që të mos japin urdhër arrestet të tilla pa shqyrtuar mirë provat.

Arapi, i cili punon si kuzhinier në Staforshire, nuk kishe asnjë dijeni për çështjen deri në moment që u arrestua në aeroportin Gatuick në vitin 2009, pasi po kthehen nga pushimet që kishte kaluar me familjen në Fier. Ai ishte larguar nga Anglia vetëm dy herë pasi kishte mbërritur atje për herë të parë dhe kurrë nuk kishte qenë në Genoa. Pavarësisht protestës së tij për pafajësi, ai u mbajt i burgosur duke shqetësuar edhe bashkëshorten e tij shtatzënë, Georgina, me të cilën u njoh në vitin 2001. Ata tani kanë tre fëmijë. Edhe pse ai u lirua me kusht duke lënë garanci, ai priste ekstradimin për në Itali.

Me këtë rast organizata Ndërkombëtare për Gjyq të Ndershëm (FTI) nisi një fushatë kundër arrestimeve pa arsye të vërteta. U dëshmua se Arapi nuk mund të kishte kryer një krim të tillë pasi në atë kohë ia po punonte në një lokal. U bë e qartë se ai ishte viktimi e një gabimi për shkak se kishte identitet të njëjtë me autorin e vrasjes. Urdhri për ekstradim u tërhoq nga autoritetet italian dhe çështja ndaj tij u rrëzua. Me ndihmën e organizatës që ndërmori fushatën, Arapi hapi çështje gjyqësore për kompensim dhe u vendos që atij ti jepeshin 18 mijë paund për burgimin e padrejtë dhe shqetësimin e familjes.

“Në të vërtetë asnjë shumë parash nuk mund të kompensojë Edmondin, gruan e tij dhe tre fëmijët për përvojën e hidhur që kaluan për 1 vit”, shprehet Jago Russel, drejtor ekzekutiv i FTI. Ai u bëri thirrje prokurorëve të Evropës që ta përdorin më me maturi urdhrin e arrestit siç ishte rasti i pavend me shqiptarin. /[B]F.Stafa[/B]/

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama