Ambasada gjermane ka bërë me dije se duke nisur nga data e sotme deri më 2 tetor do të riatdhesohen nga Gjermania 550 shtetas shqiptarë.
Në një njoftim për mediat, ambasada gjermane ka bërë me dije edhe data dhe oraret e mbërritjes së shtetase shqiptarë.
Në datën 23.09, ora 14:55 – rreth 100 persona
Në datën 24.09, ora 15:35 – rreth 190 persona
Në datën 30.09, ora 14:10 – rreth 70 persona
Në datën 02.10 – rreth 190 persona