Presidenca e Keshillit te Evropes nga sot kalon ne ‘duart’ e Shqiperise

Presidenca e Keshillit te Evropes nga sot kalon ne ‘duart’ e Shqiperise
Nëntor 2012, Shqipëria do të mbajë Presidencën e Këshillit të Evropës për herë të parë që prej 17 vjetësh anëtare e kësaj organizate. Pas 23 majit, KiE do të ketë moton shqiptare “Të bashkuar në diversitet”. Shqipëria merr presidencën në një moment aspak të mirë, pasi ajo prej vitit 2009 ndodhet në monitorim për plotësimin e detyrimeve që i rrjedhin si anëtare e kësaj organizate.

KiE është themeluar me 5 maj të vitit 1949, me qëllim bashkimin e vendeve të Evropës dhe Shqipëria u bë pjesë e saj më 13 korrik të vitit 1995. Aktualisht Presidencën e Komitetit e Ministrave të KiE e mban Britania e Madhe, ndërsa pas Shqipërisë do ta marrë Andora.

Vendi ynë në KiE përfaqësohet nga Margarita Gega, e cila është ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë. Ndërsa në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, PD përfaqësohet nga Ilir Rusmali dhe Lajla Përnaska, ndërsa PS nga Arben Ahmetaj. Pjesë e delegacionit është edhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. /F.Stafa/

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama