Sekretet e nje superkujtese

Sekretet e nje superkujtese
Përdorimi i mirë i kujtesës është shumë i rëndësishëm: ja disa ushtrime për të mbajtur aktive kujtesën dhe për të kapërcyer kujtimet e dhimbshme. Arkiv dhe ditar i ekzistencës sonë, kujtesa meriton një kujdes të veçantë që të na shërbejë për të gjithë jetën. Nëse kujtesa përdoret shumë ose keq, nuk është më funksionale, duke u bërë një enë e madhe e panevojshme kujtimesh të padobishme. Për këtë arsye këshillat dhe ushtrimet që ju sugjerojmë lidhen me ruajtjen e shëndetit të kujtesës sonë dhe na mësojnë sesi ta përdorim më mirë.

Përdorni kujtesën e trupit

Trupi ka një kujtesë shumë efikase. A mund ta harrojmë emrin e një vendi ku kemi qenë me pushime, shijen e një specialiteti të ngrënë pikërisht në atë vend dhe që na ka mbetur në kokë ende sot? Normale që asgjë nga këto nuk mund të harrohet. Edhe nëse rikujtojmë në mënyrë konfuze takimin e parë me një person të dashur në të kaluarën, aromën e tij, një detaj të fytyrës apo timbrin e zërit, sado kohë të ketë kaluar, do ta njohim kilometra larg. Në krahasim me ngjarjet historike që janë të pasura me data, fakte, emra, ndjenjat lënë më shumë gjurmë në trup. Pra, në trup mbeten vetëm ato ngjarje që përfaqësojnë vërtet diçka. Kujtesa e trupit na rikthen unitetin tonë. Ja si ta njohim dhe ta përdorim më pas.

Si t’ia arrini qëllimit? Mendoni për njeriun e shtrenjtë, parfumin e tij të ëmbël...

Çdo ditë, për disa minuta, qetësohu dhe përqendrohu te pesë shqisat, për shembull te nuhatja. Me sytë mbyllur kërkojini kujtesës një aromë që për ty është shumë domethënëse: atë të peizazhit që ke në zemër, të një personi me të cilin keni kontakt, ose të luleve që ju ka dhuruar ditën e ditëlindjes... Pastaj bëj të njëjtën gjë me shqisat e tjera.

1) Efekti? Sheh atë që vlen

Duke e përsëritur ushtrimin shumë herë, do të bëhen gjithnjë e më të dukshme historitë që shqisat e tua kanë mbajtur brenda teje në kohë. Do të çuditesh kur të konstatoni çfarë ose kush ka pasur vërtet rëndësi për ty. Në këtë mënyrë do të zbulosh që edhe një fakt që mendja e ka arkivuar si të rëndësishëm, mund të mos lërë ndonjë gjurmë në trup, gjë që tregon se është një kujtim i pavlerë.

2) Kthejini në krijimtari kujtimet e këqija

Pjesa më e madhe e kujtimeve të hidhura që mbushin kujtesën sillen në mendjen tonë për vite me radhë në mënyrë të njëjtë. Asgjë nuk ndryshon prej tyre, madje përpiqemi të nxjerrim në pah aspektet negative dhe emocionet që lidhen me to. Kujtimi i tyre, jo i arkivuar në mënyrën e duhur, ndërhyn vazhdimisht në mendimet aktuale, duke ndikuar edhe në veprimet e zgjedhjet e sotme, që s’kanë lidhje fare me to. Për të shmangur këtë gjë, kujtimeve u duhet dhënë mundësia të përpunohen nga kujtesa dhe pastaj të vendosen mënjanë. Akti i krijuar mund të ndihmojë që të ndodhë kjo gjë.

Ç’duhet bërë për të larguar fiksimet e kota nga kujtesa?

Zgjidhni një pozicion të rehatshëm, ulur ose gjysmë i shtrirë. Tani përqendrojeni mendjen në të kaluarën dhe lëreni që në mënyrë të natyrshme t’u vijnë në mendje kujtimet që të shkaktojnë më shumë ankth ose siklet. Për të arritur qëllimin ju nevojiten tri kujtime që të shfaqen në mendje pa u sforcuar. Shkruajini në një copë letër duke i përmbledhur në një fjali. Pastaj merrni të parin dhe kthejeni në poezi, të dytin në vizatim dhe të tretin në një tregim, ose këngë si të dëshironi. Nuk ka rëndësi cilësia e asaj që prodhon, por që të ndjekësh ushtrimin në mënyrë spontane dhe kjo duke u menduar.

Efekti? Truri jep më të mirën

Aktiviteti i preferuar i trurit tonë është krijimi, gjë që ndërthuret me kujtesën e dhimbshme të aspekteve të ndryshme të jetës dhe energjinë, duke mos e lënë trurin të bjerë në përsëritjet e thjeshta mendore. Kreativiteti e lejon kujtimin të zhvillohet në mënyrë më harmonike. Nëse pas disa ditësh kujtimi nuk është aq i dhimbshëm, do të thotë se teknika është ndjekur në mënyrën e duhur.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama