Reforme ne arsim, trajnim mesuesve
Reforma ne arsim do te shoqerohet me trajnim te thelle te stafit pedagogjik dhe aftesimin e tyre per te qendruar ne vendet e punes. Keshtu ka deklaruar sot kryeministri, Sali Berisha, ne mbledhjen e qeverise, duke i kushtuar nje pjese te rendesishme te fjales pikerisht reformes arsimore. Sipas tij, eshtë e domosdoshme që rreth 40 mijë arsimtarë të vendit të kenë mundësisnë për kualifikimin dhe rikualifikimin e tyre.
“Qeveria do të gjejë të gjitha mënyrat për të vendosur në krye të projekteve të saj cilësinë e degëve të mësuesisë. Ne këtë vit duhet të ndërmarrin të gjitha vendimet në mënyrë që degët e mësuesisë të kenë cilësinë më të lartë. Është e domosdoshme të përshtasim kriteret dhe format më suksesshme, të zbatojmë praktikat europiane në përgatijen e mësuesve”- tha Berisha. Duke e quajtur arsimin prioritet te qeverise, pasi dija vjen e para, Berisha ka sjelle ne kujtese rritjen e rrogave per arsimtaret dhe nje sere investimesh bere per arsimin. Sipas tij, janë bërë investime serioze që nga shtrirja e internetit në çdo shkollë dhe po ecin për të shtrirë internetin në çdo klasë.











