Ish-zv/kryeministri grek Pangalos Jemi bere m... si Shqiperia por pa Enver Hoxhen

Ish-zv/kryeministri grek Pangalos: Jemi bere m..., si Shqiperia, por pa Enver Hoxhen

Nuk është hera e parë që politikanët grekë përqasin gjendjen ekonomike të Greqisë me atë të Shqipërisë. Qoftë për arsye elektorale, qoftë për të frikësuar popullin, politikanët grekë, disa herë kanë marrë si shembull, gjendjen ekomomike të dikurshme apo edhe të tashme të Shqipërisë.

Ish-zëvendëskryeministri dhe deputeti i PASOK, Thodhoros Pangalos i cili në një intervistë në stacionin VHMA FM , përqasi gjendjen e tanishme të Greqisë, me atë të Shqipërisë gjatë viteve të komunizmit, raporton Shqip.

“Shqipëri jemi bërë?

Kam frikë se jemi bërë Shqipëria, po pa Enver Hoxhën, sepse Enver Hoxha ishte personalitet.

Kam frikë se jemi bërë ‘M***, Katun’, siç themi ne Arvanitasit, shprehje e cila përshkruan një situatë shumë të dëshpëruar”,  tha Thodhoros Pangalos.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama