Kryeministri kosovar, Isa Mustafa, ka reaguar ashpër pas një interviste të dhënë nga Fatos Klosi për RTK-në. Klosi thoshte se pot ë ishte për Ibrahim Rugovën, Kosova s’do çlirohej kurrë.
Por, Mustafa e akuzon atë dhe SHIK-un e drejtuar prej tij, se i kanë ndihmuar Serbisë dhe kanë interferuar për të përçarë UÇK-në.
“Kosova u çlirua, sepse pati në krye një burrështetas të urtë e të mençur, të respektuar brenda e jashtë vendit, Presidentin Ibrahim Rugova.
Kosova nuk do të çlirohej kurrën e kurrës po të varej nga shërbimet informative, siç ishte edhe SHIK-u shqiptar, sepse shërbime të tilla me sjelljen e tyre më shumë u kanë shërbyer regjimeve dhe Serbisë, vëllavrasjes e hasmërive të brendshme, sesa pavarësisë së Kosovës dhe interesave kombëtare.
Pa infiltrim dhe përzierje të SHIK-ut, UÇK do të ishte më unike dhe lufta do të ishte më e organizuar. Sot na vjen keq kur shohim se nga një gojë e keqe e një kryespiuni, spërkatet figura e Ibrahim Rugovës. Një fjalë popullore thotë: arni për thesin. Spiunët arnohen me të tyret, por nuk arnohen me figurën e Ibrahim Rugovës,” thotë Mustafa.