Një adoleshente është shtruar në spital dhe po trajtohet për hepatit dhe dëmtim në mëlci, pasi pinte çdo ditë nga tre filxhanë me caj jeshil.
Adoleshentja u bë e verdhë komplet dhe mjekët thonë se ky është një paralajmërim për të gjithë ata që konsumojnë me tepri çajin jeshil, duke besuar se shërben për dietë.
Rasti i 16-vjeçares është publikuar nga British Medical Journal.
Kur u pyet në spital, vajza tha se e pinte çajin për të dobësuar.
Ajo e kishte blerë çajin përmes internetit dhe mbishkrimi mbi paketim ishte në kinezçe.