Kanabisi nuk është asgjë para alkoolit, madje mund të konsiderohet një vrasës shumë herë më pak i fuqishëm se alkooli. Sipas një studimi të bërë së fundmi alkooli vret 114 herë më shumë se kanabisi. Në listën e “vrasësve” më të mëdhenj alkooli zinte vendin e parë duke lënë pas gjithë të tjerët. Nga studimi i bërë alkooli është në vendin e parë dhe ndiqet nga heroina në vendin e dytë dhe kokaina në vendin e tretë.
Më poshtë renditen sipas radhës duhani, ekstazi, methadoni sintetik dhe kanabis. Siç shihet edhe nga renditja edhe duhani vret shumë herë më shumë se sa kanabisi.