Fuqite e medha mbeshtesin anetaresimin e Kosoves ne UNESCO

Fuqite e medha mbeshtesin anetaresimin e Kosoves ne UNESCO

Fuqitë e mëdha po  mbështesin anëtarësimin e Kosovës në UNESCO edhe gjate debatit të ashpër që po zhvillohet në mbledhjen e UNESCO-s. SHBA, Britania, Gjermania, Franca, Italia dhe Austria në fjalimet e tyre u shprehen kundër shtyrjes se votimit dhe pro anëtarësimit te Kosovës në UNESCO.

Momentalisht po debatohet nëse duhet të diskutohet për pranimin ose jo të Kosovës në UNESCO, apo nëse duhet të shkohet direkt në votim. Përkrahësit e Kosovës po deklarojnë se kjo çështje nuk ka nevojë për debat, por duhet të shkohet direkt në votim.

Përfaqësuesit e shtetit serb po kërkojnë që diskutimi për Kosovën të shtyhet për sesionin e radhës, për siç theksojnë t’i jepet hapësirë dialogut.  I menjëhershëm ka qenë reagimi i Britanisë së Madhe. Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe theksoi se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO dhe dialogu i Kosovës dhe Serbisë në Bruksel janë dy çështje të ndara./ telegrafi


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama