Mustafa Arapi mes ikonave kishave dhe peizazheve

Mustafa Arapi, mes ikonave, kishave dhe peizazheve

Jane gati 35 peizazhe te tij, vaj mbi kanavace, te cilat kane zene vend mbremjen e se enjtes ne nje prej sallave te ekspozitave ne Galerine Kombetare te Arteve per t’i percjelle edhe publikut “Relaks”-in e tij deri ne fund te prillit.

Por ajo cka mbizoteron ne brendine e peizazheve, qe per te paren here ekspozohen para publikut, jane serish muret e gurta te kalave, rrugicat e Mangalemit apo Ulqini, Prespa, Gjirokastra, Berati. Ketu ndeshesh serish me punen e tij, ate qe i ka kushtuar dekada jete, pune e cila e ka bere me te ndjeshem ndaj monumenteve tona te kultures, trashegimise sone, qe eshte trashgimia kombetare e jona. Restauratori, qe keto dite gjendet ne mjediset e galerise, nis rrefimin: “Lidhja ime shpirterore eshte me ate cka eshte e lashte. Edhe kalate ne kete rast jane nje afeksion per qyteterimin e lashte”. E krahas mureve te gurta ka edhe peizazh, pasi ne rrethimin e objekteve ka drite e hije, nuk mungon aspak dinamika e natyres.

Dalja prej oreve te veshtira te punes ne peizazhin rrotull i ofronte relaks restauratorit piktor dhe formesimi i asaj cka e rrethonte ishte qetesia qe gjente ne ato mjedise. Por ai rrefen se, “Relaks” lidhet edhe me te tanishmen, momentin ne te cilin gjendet piktori, i cili pas 28 vitesh ka reshtur se qeni punonjes i Institutit te Monumenteve. Eshte nje clirim prej zyres. Tani eshte krejt i lire per krijimtarine e tij artistike. “Mora c’mora nga ajo pune, tani jam me i qete”.

Teksa udheton ne ato pak metra katrore ekspozite duke soditur tablote nje peizazhi, qe te kujton vendet qe gjithsecili ka shkelur e gjen kushdo. Ne mos Ulqinin, kalane e tij, pare nga cepi tjeter i qytetit, rrugicat e Mangalemit mund t’i kete shkelur. Mandej ka kalane e Gjirokastres dhe ate te Beratit, Petreles apo te Krujes. Ndersa pazari i vjeter i Tiranes ka vendin e tij te vecante. Edhe Tirana dikur me lagjet e saj te vjetra, shtepite me qerpic dhe tiranasit me qeleshe jane aty. E perreth ketyere objekteve, me te cilat identifikohet kultura jone, eshte peizazhi, natyra, dinamika e saj.

Vitet e shkuara mes ikonash, pikturash murale te kishave jane jo pak. Ka pasur nje fat te madh ne jete, ate te punuarit ne Institutin e Monumenteve te Kultures, qe jo gjithkush e ka enderruar i ka qelluar ta kete. “Trashegimia jone kulturore dhe veprat e me te medhenjve si: Onufri, Nikolla, Shpataraku, Qiprioti jane krenaria e ketij kombi dhe arteve tona figurative dhe duke qene gjate gjithe kohes me to, kam marre prej tyre”,-shprehet Arapi. Eshte emeruar fill pas perfundimit te studimeve ne Institutin e Monumenteve te Kultures ne nje kohe kur ishte teper e veshtire. E natyrisht, restauratori e piktori Mustafa Arapi kete ia di per nder Kristaq Rames, pasi ka qene ai qe e ka dashur si njeri, por edhe si student. E ka qene pikerisht ai qe e ka futur ne udhen e studimeve e te restaurimeve, ku edhe i eshte ndjere zeri.

Dhe per te ka qene si udherrefyes arti bizantin dhe si nje pike referimi dhe frymezimi. “Ne tablote e mija,- rrefen Arapi,- shfrytezoj elemente te tyre, por ama anen e padukshme, frymen e ketij arti, konceptimin e tij”.


Anisa Ymeri - Gazeta Koha Jone


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama