iPhone 6 telefoni inteligjent me popullor i 2014-s

iPhone 6, telefoni inteligjent me popullor i 2014-s

Nëse do të kishte një fjalë që do të përshkruante vitin 2014 për kompaninë Apple, ajo do të ishte "e madhe". Apple, jo vetëm që lançoi në treg iPhone 6 dhe gjigantin iPhone 6 Plus, por debutoi gjithashtu me iPad-ët e saj të rinj dhe prezantoi orën inteligjente Apple Watch, që pritet të lançohet në 2015-n.

Nga të gjitha këto produkte të kompanisë, ishte pa dyshim iPhone 6 që fitoi vëmendjen e të gjithëve. Për këtë arsye Yahoo e shpalli iPhone 6 pajisjen më të kërkuar të vitit 2014.

Me ekranin e madh, dizajnin e hollë, dhe kamerën me cilësi të lartë, iPhone 6 është cilësuar si telefoni inteligjent më i mirë që Apple ka krijuar ndonjëherë.

Interesi nuk ishte aq i madh për iPhone 6 Plus, por kjo nuk do të thotë që ai nuk korri sukses gjatë këtij viti. Ky i fundit tërhoqi më shumë vëmendje për shkak të të ashtuquajturave skandale në lidhje me deformimin që ai pësonte.

Nuk ishin vetëm iPhone-t e Apple që rezultuan tepër të kërkuar në Yahoo. Edhe iPad mini u rendit i gjashti në listën e publikuar nga Yahoo.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama