iPhone 6 gjysma e perdoruesve me ekran te thyer

iPhone 6, gjysma e perdoruesve me ekran te thyer

iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus dolën në treg vetëm 1 muaj e gjysmë më parë, por për shumë përdorues, "ëndrra" e iPhone-it të brezit të fundit është shkatërruar. Kjo për faktin se, sipas një hulumtimi të fundit të bërë me mbi 2,000 persona nga "vouchercloud.com", është zbuluar se 42 për qind e pronarëve të iPhone 6 tashmë e kanë thyer pajisjen e tyre të shtrenjtë. Dhe, pavarësisht faktit se iPhone 6 u parapri nga raportime të shumta se lakohej, ky problem u raportua si i dyti tek përdoruesit.

Problemet tjera të raportuara që përbënin "Top 5" ishin: dëmtimi nga uji, dëmtimi i butonëve dhe problemet me software. Ndoshta ka ardhur koha t’i kthehemi Nokia-s "legjendare"...!



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama