1 Nntor 2023

Craig Mocaber, drejtori i zyrës së Nju Jorkut të Komisionerit të Lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, dorëzoi dorëheqjen.

Mediat e huaja raportojnë se Mocaber ka dhënë dorëheqje për shkak të dështimit të OKB-së për të ndaluar e përshkroi si “gjenocidi” në Rripi i Gazës.

Ai nuk ka dhënë detaje në lidhje me dorehqjen, por më herët në rrjetet sociale shkruante se lufta dhe mizoritë që po kryhen vijnë si pasojë e mosdëshkueshmërisë së Izralit nga SHBA dhe ndaj dekada të dehumanizimit të popullit palestinez nga mediat e korporatave perëndimore.

“Gjenocidi që po dëshmojmë në Palestinë është produkt i dekadave të mosndëshkueshmërisë izraelite të ofruar nga SHBA dhe qeveritë e tjera perëndimore dhe dekada të dehumanizimit të popullit palestinez nga mediat e korporatave perëndimore . Të dyja duhet të përfundojnë tani. Flisni për Të Drejtat e Njeriut”, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale.

Ai më tej akuzoi qeveritë perëndimore si bashkëpunëtore në këtë sulm të tmerrshëm.

“Jo vetëm që këto qeveri refuzojnë të përmbushin detyrimet e tyre kontraktuale për të garantuar pajtueshmërinë me Konventën e Gjenevës, por në fakt ato po armatosin në mënyrë aktive Izraelin  për të vazhduar sulmi, ata  sigurojnë mbështetje financiare dhe inteligjente si dhe mbulim politik dhe diplomatik për mizoritë e Izraelit”, shkruan ai ndër të tjera.

Gayeta Sot