Zjarr familjarët i kanë vënë zjarrin mbetjeve dhe barërave përreth, …

… Kane qenë vetë familjarët të cilët i kanë vënë zjarrin mbetjeve dhe barërave përreth, …

Një zjarr është shfaqur mesditën e sotme në lagjen hyrëse të qytetit të Beratit zona ku përpos banesave

ka dhe mjaft subjekte private.

Zjarri fillimisht është shfaqur në një  parcelë të mbjellash me perime e drurë frutore më pas flakët

të ndihmuar nga temperaturat e larta dhe era janë përhapur me shpejtësi duke  shkrumbuar gjithë

parcelën me perime e të mbjella.

Sipas burimeve të MZSH ka qenë vetë familjarët të cilët i kanë vënë zjarrin mbetjeve dhe barërave

përreth, por flakët kanë dalë jashtë kontrolli duke shkrumbuar të mbjellat dhe duke rrezikuar banesat.

Kanë qenë banorët e zonës që kanë lajmëruar repartin MZSH ndërkohë që zjarri po përparonte drejt banesave. U desh pak minuta për ta vënë nën kontroll zjarrin  dhe duke shpëtuar banesat.

Gazeta Sot