Zjarr masiv në Nivicë të Himarës! Era e fortë përhap flakët me shpejtësi

5 Gusht 2026
Zjarr me përmasa të konsiderueshme ka përfshirë të martën zonën e Nivicës, në bashkinë Himarë, duke shkaktuar alarm për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve.
Sipas informacioneve paraprake, era e fortë po favorizon avancimin e zjarrit, duke e bërë më të vështirë vënien e tij nën kontroll.
Në terren kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrës.
Ndërhyrja po has vështirësi për shkak të terrenit të vështirë, ndërsa siç mund të shihet dhe në videon e mëposhtme flakët po përparojnë me shpejtësi.
