Zjarr i madh në një pikë skrapi në Fllakë të Durrësit, tymi shihet nga autostrada

30 Shtator 2026
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një biznes në zonën e Fllakës, në një nga zonat industriale të Durrësit.
Flakët dhe shtëllungat e dendura të tymit kanë mbuluar zonën, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse nga Durrësi dhe Shijaku, të cilat po punojnë për vënien e zjarrit nën kontroll.
Mësohet se biznesi merret me grumbullimin e skrapit. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.
