20 Tetor 2023

Vatra zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatrat Nartë, Delisufe dhe në lagjen ‘Partizani’ në Vlorë. Për pasojë rrezikohen disa banesa pranë vatrave të zjarrit.

Mësohet se zjarri vazhdon të jetë aktiv, i favorizuar nga era e fortë. Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës, të cilët janë duke luftuar për shuarjen e flakëve.

Gazeta Sot