8 Tetor 2022

Kryetari i PL-së Ilir Meta, ka folur ditën e sotme në një emision televiziv në lidhje me zgjedhjet lokale ku tha se Primaret janë perfektë por përgjegjësia për kualitetin u mbetet atyre që kanë marrë përsipër të organizojnë primaret, pra nuk mund t’u mbetet qytetarëve.

Meta: Kërkohet shpejtësi dhe transparence sepse do ketë përpjekje nga Rama për krijimin e incidenteve të paqena… është përgjegjësi e lidershpit të PD organizmi sa më i shpejt për këto primare.

Opozita është në kushte shumë të favorshme se në 6 Mars, nga PL ka vendosmëri për të ndëshkuar kryebashkiakët e Rilindjes dhe për të mbështetur kandidatët e PD, është detyrë e PD për ta zgjidh këtë, vërej dhe një kurth të Ramës, gjoja diskutimi për Reformën Territoriale, por është mënyrë për ta mbajtur zvarrë këtë proces. Kandidatët për Tiranën, Elbasanin dhe Durrësin duhet të dihen sa më parë.

Gazeta Sot