![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2019/09/4-64-Copy.jpg?fit=793%2C356&ssl=1)
Zbulohet kontinenti ‘i humbur’ që fshihet edhe poshtë Shqipërisë. –
Zbulohet kontinenti ‘i humbur’ që fshihet edhe poshtë Shqipërisë.
Adria e Madhe quhet kontinenti i humbur që fshihet poshtë detit Adriatik dhe rajonit të Evropës Juglindore, ku përfshihet edhe Shqipëria. Zbulimi është bërë nga Universiteti i Utrehtit në Holandë.
Kontinenti që ka patur përmasën e ishullit të Greolandës, është zhdukur rreth 140 milionë vite më parë.
![](https://i1.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2019/09/Zbulohet-kontinenti-‘i-humbur’.jpg?resize=677%2C451&ssl=1)
Zbulohet kontinenti ‘i humbur’
Gjurmët e tij gjenden përreth detit Adriatik, në Itali dhe Kroaci, ndërsa skemat kompjuterike gjatë analizimit gjeologjik të Tokës në 240 milionë vitet e fundit, tregojnë për ekzistencën e Adrias së Madhe.
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2019/09/Zbulohet-kontinenti-‘i-humbur’-që-fshihet-edhe-poshtë-Shqipërisë..jpg?resize=758%2C455&ssl=1)
Zbulohet kontinenti ‘i humbur’ që fshihet edhe poshtë Shqipërisë.
240 milionë vite më parë Adria e Madhe ishte pjesë e superkontinentit Pangea dhe shpërbërja mendohet se ka nisur 100 milionë vjet më parë. Ajo u shkëput nga veriu i Afrikës, Iberia dhe Franca, duke krijuar një kontinent aty ku sot është deti Mesdhe dhe Lindja e Afërt.
![](https://i2.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2019/09/Zbulohet-kontinenti-‘i-humbur’-që-fshihet-edhe-poshtë-Shqipërisë.-2.jpg?resize=854%2C424&ssl=1)
Zbulohet kontinenti ‘i humbur’ që fshihet edhe poshtë Shqipërisë.
Si pasojë e lëvizjeve të shumta tektonike, Adria u zhduk por pjesë të saj krijuan Alpet, Apeninet, Ballkanin dhe Turqinë.
o.j/dita